RMV, Ministria e Informatikës dhe Fondacioni Metamorfozis promovuan portalin për partneritet të hapur qeveritar (VIDEO)

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës-MShIA në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis, në kuadër të projektit për pjesëmarrje qytetare të mbështetur nga USAID-i, zhvilluan platformën online ose ueb-portalin për partneritet të hapur qeveritar ovp.gov.mk, njofton Portalb.mk.

“Portali për partneritet të hapur qeveritar synon të shërbejë si platformë për ndërveprim dhe shkëmbim të informacionit në katër segmente edhe atë: konsultime për përgatitjen e Planit kombëtar të veprimit, monitorimin e zbatimit të Planit kombëtar akcional si dhe monitorimin e punës së Këshillit për partneritet të hapur qeveritar dhe të rrjetit të organizatave të shoqërisë civile për partneritet të hapur qeveritar. Portali ofron mundësinë për të mbajtur takime onlajn me biseda të drejtpërdrejta dhe video-lidhje me pjesëmarrësit,” tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri.

Ai shtoi se përgatitja e Planit të ri Kombëtar Akcional 2021-2023 është duke u zhvilluar me përfshirjen e përfaqësuesve të sektorit civil dhe publik dhe shpresohet që kjo zgjidhje me portalin, jo vetëm që do të lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin midis palëve të interesuara të përfshira në proces, por do të ndihmojë për një periudhë afatgjate edhe në  monitorimin dhe promovimin e iniciativës së partneritetit të hapur qeveritar.

“Zhvillimi i kësaj portal-zgjidhjeje në bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin Metamorfozis dhe mbështetjen nga USAID-i përbën provë se përmes partneritetit jo vetëm Qeveria por edhe palët e tjera të interesit në shoqërinë tonë kolektivisht dhe në mënyrë të barabartë marrin pjesë në promovimin e konceptit të Qeveri e hapur”, tha Shaqiri.

Drejtoresha e zyrës për zhvillim të përgjithëm të USAID-it, Don Karmin përshëndeti udhëhëqinë e ministrit Shaqiri në këtë proces, por edhe mirnjohjen e partnerit të USAID-it Fondacionin Metamorfozis.

“Keni demonstruar lidershim të shkëlqyeshëm në përpjekjet tuaja për të çuar përpara angazhimet e Maqedonisë së Veriut për partneritet të hapur qeveritar. Nisma OVP është e rrënjosur në besimin themelor se një qeveri e hapur është më e arritshme dhe më e përgjegjshme për qytetarët e saj. Përmes OVP-së, organizatat qytetare dhe qeveritë ndërtojnë marrëdhënie më produktive dhe më të ngushta, duke punuar së bashku për zgjidhjen e prioriteteve të përbashkëta. OVP është veçanërisht e rëndësishme dhe e dobishme në botën tonë të lidhur ku teknologjia u mundëson qytetarëve të lidhen me zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar me një klik të vetëm, twitt ose mesazh. Me këtë lidhje, qytetarët me të drejtë kërkojnë përgjegjësi më të lartë, hapje, transparencë dhe llogaridhënie më të madhe nga qeveritë e tyre”, tha Karmin.

Ajo kujtoi se Maqedonia e Veriut u kyç me partneritet në vitin 2011 dhe meqë 10 vjetori i ekzistencës së OVP-së është në horizont, ajo theksoi se është e rëndësishme të rindërtohen detyrimet për të përmirësuar qasjen në informacion, transparencën fiskale, përdorimin e të dhënave të hapura dhe qasjen në drejtësi, si dhe shumë përparësi të tjera.

“Platforma e re onljan për partneritet të hapur të qeverisë do t’u sigurojë OJQ-ve dhe qytetarëve të ndihmojnë në formimin dhe mbikëqyrjen e përgjegjësive të një qeverie të hapur. Ky mjet do të shërbejë si një pikë referimi për komunikimin, konsultimin dhe monitorimin e progresit të Planin aktual Kombëtar Akcional të Partneritetit të Hapur Qeverutar(PHQ-OVP). Kjo do të lehtësojë dialogun bashkëpunues, kuptimplotë dhe produktiv midis të gjithë aktorëve, përfshirë punën e Këshillit të OVP-së dhe rrjetit të OJQ-ve. Gjithashtu, do të sigurojë informacion mbi Planin e ardhshëm Kombëtar Akcional të OVP-së”, tha Karmin.

Drejtori i Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, theksoi se OVP(PHQ) synon të përmirësojë efikasitetin e institucioneve shtetërore, të rrisë transparencën, llogaridhënien dhe qasjen e tyre në informacion, të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe të sigurojë cilësi më të lartë në shërbimin që institucionet shtetërore ua japin qytetarëve.

“Ajo që është e rëndësishme për ne si organizata joqeveritare është që partneriteti i hapur qeveritar është një proces i dizajnuar për të mundësuar dialog sistematik dhe të vazhdueshëm midis qeverisë dhe organizatave joqeveritare, krijon një mundësi dhe hapësirë ​​që përfaqësuesit e Qeverisë dhe organizatat joqeveritare, mediat, bizneset, por edhe të gjithë të interesuarit e tjerë të ulen në të njëjtën tryezë, që së bashku të formojnë dhe prioritizojnë politikat që ndikojnë në transparencë dhe kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të tjera të OVP-së. Në këtë proces, OJQ-të kanë mundësinë të përfshihen aktivisht në procesin e hartimit të politikave, për të ndihmuar në përcaktimin e përparësive, për të identifikuar nevojat përkatëse dhe prioritare të qytetarëve dhe për t’i pasqyruar ato në politikat qeveritare”, tha Jashari.

Ai shtoi se si rezultat i këtij dialogu, po përgatiten Planet  Akcionale Kombëtare në të cilat Qeveria është e përkushtuar për shumë aktivitete konkrete dhe angazhime reale.

“Në fakt, vetë planet akcionale janë në thelb të OVP-së dhe ato janë produkt i një procesi të hapur të bashkë-krijimit, në të cilin Qeveria dhe shoqëria civile punojnë së bashku në inicimin e reformave ambicioze. Në përgjithësi, për shoqërinë civile, OVP nuk është një aktivitet tipik, por partneritet dhe bashkëpunim dhe një përpjekje e përbashkët për të gjetur gjuhë të përbashkët dhe zgjidhje për çështjet prioritare që lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe funksionimin efikas të institucioneve shtetërore. Kjo është saktësisht ajo që ne po përpiqemi të bëjmë në kuadër të projektit USAID për pjesëmarrje qytetare me krijimin e një platformë online për OVP”, theksoi Jashari.

Sipas drejtorit të Metamorfozisit, vetë platforma është rezultat i bashkëpunimit të organizatave joqeveritare, ministrisë dhe mbështetjes së USAID.

“Platforma para së gjithash përbën përpjekje që angazhimi i OJQ-ve të jetë më strategjik, më sistematik, më i dukshëm, por në të njëjtën kohë të zgjerohet për të pasur një numër më të madh të OJQ-ve, por edhe aktorë të tjerë të interesuar, individë që duan të përfshihen në procesin e OVP-së dhe të jemi të sigurt që të gjithë ata që duan të marrin pjesë do të marrin pjesë, askush nuk do të mbetet prapa ose jashtë procesit. Sigurisht që platforma nuk është tentim për zëvendësim të thjeshtë për konsultimet offline dhe takimet tjera të drejtpërdrejta, të cilat shpresoj se do të jemi në gjendje t’i zhvillojmë. Besoj se platforma do të bëhet burim qendror për të gjithë të interesuarit në OVP, por gjithashtu një mundësi për pjesëmarrje më të madhe të të gjithë të interesuarve dhe kështu do të kemi një proces gjithëpërfshirës, ​​i cili do të rezultojë në plane akcionale më të mira, dhe me atë edhe reforma më ambicioze që do të kontribuojnë që të kemi institucione më efektive më të hapura, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione, kurse ai besim duhet të fitohet dhe forcohet çdo ditë dhe kështu demokracia në përgjithësi do të forcohet më shumë”, shtoi Jashari.

Gordana Dimitrovska Gapiq nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës prezantoi më hollësisht se çfarë përmban portali për partneritet të hapur qeveritar.

“Qëllimi i kësaj zgjidhjeje është të përmirësojë dhe lehtësojë procesin e komunikimit midis institucioneve,  të gjithë aktorëve dhe palëve të interesit në shoqërinë tonë”, tha Dimitrovska Gapiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button