Digjet Posta e Maqedonisë

Zjarr i madh ka përfshirë objektin e drejtorisë së Postave të Maqedonisë. 

Ekipe të shumta të zjarrfikësve janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të lokalizojnë flakët e zjarrit, që  po përpijnë tërë objektin. 

Tani për tani, nuk ka të dhëna për të lënduar. 

Pjesa më e madhe e stafit të Postave të Maqedonisë është jashtë objektit, të tjerët po evakuohen nga zjarrfikësit.

Jozyrtarisht, mësohet se të punësuarit nuk kanë arritur të tërheqin paratë dhe serverat e kompjuterëve, ku është e vendosur baza e të dhënave. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e rendit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button