Eurodeputeti bullgar Kuçuk: Nuk ka fitues, të gjithë janë humbës nga vetoja bullgare ndaj RMV-së

Eurodeputeti bullgar, i cili është raportues për vendin tonë në Parlamentin Evropian, është një ndër nënshkruesit e deklaratës së përbashkët të njëzet eurodeputetëve që kërkonin të mos humbasë shansi për dhënien e dritës së gjelbër mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Ai deklaroi se nuk është bërë pothuajse asgjë për të shpjeguar pozicionin e Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se në vend të kësaj, janë udhëhequr nga fakti që eurodeputetët kanë studiuar çështjen maqedonase me shumë kujdes gjatë viteve. “Kjo nuk mund të jetë qasje moderne në mbrojtjen e interesave kombëtare”, tha eurodeputeti bullgar Ilhan Kuçuk për programin e mëngjesit të BTV-së.

“Bullgaria është një nga vendet që e vendos integrimin evropian të vendeve në rajon në vend shumë të lartë në agjendën e saj. Në të njëjtën kohë, është e qartë se me bllokadë politike, nuk do të ketë fitues dhe të gjithë do të humbasim. BE do të humbasë sepse besueshmëria e saj do të minohet, do të tregohet e paaftë për të zgjidhur çështje të mëdha gjeopolitike dhe do të jetë lojtar global. Do të humbasin Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria, sepse bënë përpjekje të mëdha në rrugën e anëtarësimit në BE. Në fund, por jo më pak e rëndësishme, do të humbin edhe fqinjët e tyre, sepse procesi i integrimit kërkon ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat kanë të bëjnë me pastrimin e mosmarrëveshjeve historike”, theksoi Kuçuk.

Kuçuk është raportuesi i PE-së për vendin tonë dhe është gjithashtu një ndër nënshkruesit e deklaratës së përbashkët të njëzet eurodeputetëve që kërkonin të mos humbasin shansin për dhënien e dritës së gjelbër mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti.

“Ne jemi pjesë e BE-së dhe duhet të kuptohemi më shumë nga pala tjetër. Kjo është një sjellje jokonstruktive”, theksoi Kuçuk.

Dje, eurodeputetët i dërguan një deklaratë Këshillit të Evropës duke kërkuar që fillimi i negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mos vonohet. Sipas tyre, vonesa kërcënon besimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe zvogëlon ndikimin e saj në rajon.

“Ky është pozicioni i 24 kolegëve që kanë një rol zyrtar në procesin e integrimit në Ballkanin Perëndimor. Ai synon t’u zgjatë dorën të dy vendeve, por edhe vendeve që janë skeptikë ndaj politikës së zgjerimit të BE-së. Padyshim, kontradiktat aktuale në BE janë të mëdha, ndërsa ne duhet t’i respektojmë pritjet e qytetarëve evropianë, por edhe premtimet për vendet e Ballkanit Perëndimor për rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, tha Kuçuk në intervistë.

Eurodeputeti thekson më tej se e drejta sovrane e çdo vendi është të ndërtojë pozicionin e tij në nivelin kombëtar, dhe më pas ta mbrojë atë në formate të ndryshme ndërkombëtare. Por ata janë të shqetësuar për atë që është bërë viteve të fundit për të integruar vendet e rajonit.

Për veton e fundit bullgare ka foluer edhe ish sekretarja e Shtetit të SHBA-së Madeleine Albright, e cila e ka quajtur tragjedi e plotë që pas një kohe të gjatë të harxhuar në zgjidhjen e çështjes së emrit me grekët, bullgarët, për arsye të brendshme, bënë kërkesa të tilla për Maqedoninë e Veriut. “Kjo është arsyeja pse duhet të shtrohet pyetja se si Bullgaria i përmbush detyrimet e saj ndaj BE-së”, tha Madeleine Albright.

Ndryshe, Bullgaria edhe një herë dje- 8 dhjetor, i vendosi veto Maqedonisë së Veriut për miratimin e kornizës negociuese. Qeveria  e ka quajtur veton si një gabim të papërgjegjshëm gjeo-strategjik, duke theksuar se e “ardhmja maqedonase është evropiane”.

Ndërkohë Vllado Buçkovski, i emëruari special i Qeverisë së Maqedonisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Bullgarinë sot do të zhvillojë vizitë zyrtare në Sofje. Kjo vizitë, konsiderohet si përpjekje për tejkalimin e dallimeve, me qëllim mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Megjithëse vizita e Buçkovskit duket shpresëdhënëse, pas takimit të djeshëm të Këshillit të Ministrave në Bruksel, që përfundoi pa miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut, gjasat duken tepër minimale që vendi të fillojë këtë vit negociatat e pritshme për anëtarësim në BE.

Gjasat duken edhe më të vogla kur dihet se edhe komisioni për çështje të historisë me Bullgarinë nuk ka progres. Bashkë-kryesuesi i palës maqedonase Dragan Gjorgiev, tha se përfaqësimi i Mbretit Samoil dhe përdorimi i mbiemrit “maqedonas” në protokollin – janë dy çështjen në të cilat ka ngecur ky komisioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button