FDA thotë se vaksina kundër Kovid-19 e Pfizer-BioNTech është e sigurt dhe efektive

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave thotë se vaksina e kompanisë Pfizer dhe Biotech ofron mbrojtje nga Covid-19 dhe është e sigurtë. Sipas këtij institucioni kjo vaksinë ka “plotësuar kriteret e përshkruara të suksesit”, duke i hapur rrugën agjencisë të japë dritën e gjelbërt për shpërndaje sa më të shpejtë të saj në ShBA që këtë fundjavë, njofton Portalb.mk.

Një panel i jashtëm i këshilltarëve shkencorë do të rishikojë raportin e FDA-së të enjten, së bashku me një analizë shoqëruese nga prodhuesit e vaksinave, Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech. Një rekomandim i favorshëm nga paneli pritet të ndiqet brenda disa ditësh nga FDA që jep autorizimin urgjent për vaksinën, shkruan The Wall Street Journal.

Në raportin e saj të së martës, FDA vuri në dukje se vaksina me dy doza siguroi përfitime edhe pas injeksionit të parë – duke ulur në gjysëm rrezikun e marrjes së Kovid-19. Vaksina siguroi të ishte 95% efektive pas dozës së dytë, tre javë më vonë.

Shkencëtarët e FDA-së gjithashtu zbuluan se vaksina ishte e efektshme në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes së rëndë të konfirmuar pas dozës së parë, një zbulim i rëndësishëm pasi disa ekspertë të shëndetit që kishin të bëjnë me vaksinat Covid-19, ishin të fokusuar thjeshtë në mbrojtjen vetëm nga sëmundja e lehtë deri te e moderuar.

Analiza e FDA nuk gjeti efekte anësore serioze që mund të shkaktohen prej vaksinës. Ankesa më e zakonshme ishte lodhja, e ndjekur nga dhimbja e muskujve dhe dhimbja e kyçeve.

Kompanitë kanë aplikuar te FDA për përdorim emergjent të vaksinës, që sipas dokumenteve të publikaura para mbledhjes, rezulton të jetë e sigurtë dhe efikase.

FDA thotë se vaksina ofron mbrojtje për rreth 10 ditë nga momenti i injektimit të dozës së parë. Për më tepër, ka rezultuar se vaksina ka funksionuar mirë pavarësisht moshës, racës apo peshës së pacientëve.

Ditën e enjte, FDA pritet të vendosë për përdorimin emergjent të saj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button