RMV, Margini ka ngritur padi për përmbajtje diskriminuese në një libër për arsim universitar

Koalicioni “Margini” së bashku me Rrjetin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ka ngritur padi për përmbajtje diskriminuese në tekstin “Bazat e personalitetit 2” të prof. dr. Blagoja Janakov, i cili përdoret në programin mësimor të Fakultetit Filozofik në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi”, njofton Portalb.mk.

“Fajsimi i grave për numrin në rritje të divorceve, dënimi i abortit dhe kualifikimi i partnerëve të të njëjtës gjini si diçka e ekzagjeruar, janë vetëm disa nga përmbajtjet shqetësuese që ne kërkojmë t’i heqim dhe zëvendësojmë me përmbajtje të bazuar shkencërisht që janë në përputhje me mendimin shkencor modern. Institucionet kanë detyrimin të sigurojnë arsimim që synon zhvillimin e plotë të individit dhe forcimin dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, prandaj ai duhet të jetë i lirë nga të gjitha format e diskriminimit”, thuhet në reagimin Marginit.

Nga ky koalicion thonë se kanë identifikuar më shumë se 20 libra shkollorë në të gjitha nivelet e arsimit që përmbajnë përmbajtje diskriminuese dhe me iniciativën e tyre disa prej këtyre teksteve shkollore janë hequr. Sipas tyre, programet dhe materialet arsimore janë akoma plot me përmbajtje që krijon dhe ruan një mjedis poshtërues dhe armiqësor për gratë dhe minoritetet tjera

“Nevoja për të ndryshuar materialet mësimore që nga viti 2011 u theksua nga Komisioni Evropian në Raportin e progresit, por deri më tani është bërë pak për të eliminuar diskriminimin në arsim”, thuhet në njoftim.

Për shkak të kësaj, Koalicioni “Margini” dhe Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi e informojnë publikun se, përveç procedurave gjyqësore, ata do të fillojnë një sërë aktivitetesh për të rritur ndërgjegjësimin e publikut profesional dhe të gjerë lidhur me nevojën për reforma arsimore që do të sigurojnë njohuri cilësore, progres në shkencë dhe krijimin e gjeneratave të reja të profesionistëve të vërtetë, të cilët sipas tyre, në profesion do të udhëhiqen nga faktet dhe jo nga paragjykimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button