fbpx

Mbreti Samoil dhe përdorimi protokollar i mbiemrit “maqedonas” – janë dy pikat ku ka ngecur komisioni maqedono – bullgar

Përfaqësimi i Mbretit Samoil dhe përdorimi i mbiemrit “maqedonas” në protokollin – janë dy çështjen në të cilat ka ngecur komisioni për çështje të historisë me Bullgarinë, siç deklaroi bashkë-kryesuesi i palës maqedonase Dragan Gjorgiev në TV 21.  

“Takimi i fundit ka ngecur në dy vende. Nga ana jonë ofruam që gjatë prezantimit të Mbretit Samoil në tekstet shkollore, nxënësit të kenë dy perspektiva të shtetit të Samoilit: se është trashëgimtar i mbretërisë bullgare mesjetare, por edhe se ka teza se është mbretëri e pavarur. Nga pala bullgare insistonin të jetë vetëm mbretëri që ka trashëguar traditën e mbretërisë së parë bullgare. Këtu kemi ngecur, ata insistonin vetëm në pikëpamjen e tyre”, tha Gjorgiev, transmeton Portalb.mk.

Momenti i dytë siç theksoi, është mbiemri “maqedonas”.

“Ne i shkruajmë procesverbalet në gjuhën maqedonase, ata në gjuhën bullgare. Këtu nuk kemi problem. Problemi kryesor është mbiemri “maqedonas” në vet protokollin. Ne e përdorim mbiemrin gjatë diskutimit, por kur duhet ta vendosim në protokoll kemi problem. Nga takimi i shtatë u paraqit ky problem, deri në të gjashtin nuk ishte”, tha ai.

Ndërkaq, Petar Todorov, anëtar i këtij komisioni, tha se intervistën e kryeministri e sheh si mënyrë për të “depërtuar” në qëndrimin e ashpër të palës bullgare.

“Atë e shoh të provokuar nga interpretimi i politikanëve bullgar dhe e shoh në një mënyrë të depërtoj. Por deklaratat e këtilla të kryeministrit shkaktojnë reagime, hapin debate, ndërsa ajo që mund të vërehej është edhe se debati shkoj në një drejtim tjetër”, tha ai.

Ditëve në vijim do të ketë takim teknik të komisionit, që të zgjidhet situata me mbiemrin “maqedonas”.

Takimi i 11-të i Komisionit të përbashkët maqedono-bullgar për çështje të historisë që u mbajt më 4 dhjetor përfundoi pa sukses.

Pala bullgare akuzoi kolegët maqedonas se kanë refuzuar të nënshkruajnë procesverbale nga takimet e kaluara dhe se ka këmbëngulur që të vihet gjithkund mbiemri “maqedonas”, që sipas tyre, nuk është në pajtueshmëri me praktikën e vendosur.

Ndërkohë, Vllado Buçkovski sot do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Sofje prej se u emërua përfaqësues special i Qeverisë maqedonase për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Bullgarinë. Kjo vizitë, siç edhe deklaroi vetë ministri i Jashtëm Bujar Osmani kur e paralajmëroi, është një përpjekje për tejkalimin e dallimeve, me qëllim mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Buçkovski ka mandat prej një viti dhe do të punojë në zbatimin e planit të veprimit për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Miqësisë.

“Gjatë vizitës sime në Sofje, do të kem takime me Kryeministrin Bojko Borisov, ministren e Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov“, deklaroi Buçkovski për BGNES.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button