Studentët në RMV: Kurset janë shumë efektive por, çmimet nuk janë shumë të kapshme krahasuar me standardin në RMV

Portalb ka realizuar një anketë me të rinjtë në lidhje me kurset e ofruara në Maqedoninë e Veriut.  Sipas përgjigjeve të të rinjve në këtë anketë kurset që ofrohen janë shumë efektive për ata, por çmimet që më shumë varionin nga 1200 dhe 1400 denarë nuk janë shumë të kapshme duke marrë parasysh standardin në RMV. Gjuha gjermane, gjuha angleze dhe matematika ishin kurset që ndiqeshin më shumë  në përgjithësi.

Në anketë janë përgjigjur 101 të rinj dhe shumica prej tyre ndiqnin ndonjë kurs, më shumë gjuhë angleze, gjuhë gjermane dhe matematikë. Ndërsa, arsyet se pse ndiqnin këto kurse ishin më shumë se kishin nevojë për mësime shtesë. Për sa i përket efektit, ata ishin të kënaqur sepse kurset ishin shumë efektive.

Në pyetjet se sa kushton në muaj  kursi që ju ndiqni dhe se a janë të kapshme këto çmime për ju. Më shumë çmimet varionin nga 1200 dhe 1400 denarë, ndërkaq për të anketuarit këto çmime nuk ishin shumë të kapshme duke marrë parasysh dhe standardin në Maqedoninë e Veriut.

Për kurset, çmimet dhe efektet e tyre javën e kaluar nga Portalb u pyetën edhe disa prindër. Dhe sipas tyre kurset ishin efektive dhe fëmijët e tyre arrinin sukses por, çmimet ishin shumë të larta dhe të vështira për ti mbuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button