Rigjykimi i Naser Eshtrefit, babai i Angelit dhe mbrojtja me version të ndryshëm për ngjarjen

Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot është mbajtur seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së maturantit Angel Petkovski më 19 maj të vitit 2014-të, në lagjen Gjorçe Petrov, në të cilin i akuzuar i parë është Naser Eshtrefi nga fshati Gërçec i Komunës së Sarajit. Sot ishte seanca e dytë gjyqësore, në të cilën dha dëshmi nëna e maturantit të ndjerë, ndërkaq u morën në pyetje një kalimtar i rastit, por edhe babai i Angelit, Sasho i cili ka qenë pjesëmarrës në përleshjen fizike e cila ka përfunduar me fatalitet për djalin e tij, raporton Portalb.mk.

Pala mbrojtëse e ka ndërruar avokatin, gjegjësisht në vend të Angel Georgievskit, tani do të jetë, Ivanka Jakimovska. Gjykatëse e lëndës është Dijana GruevskaIlievska, prokuror Darko Jakimovski, ndërkaq avokat të të dëmtuarve janë Banko Kuzmanovski dhe Goce Nestorovski.

Seanca filloi në ora 11:00, Naser Eshtrefi është sjellë nga Burgu i Shutkës, ku ai gjendet në paraburgim, ndërkaq në seancë ishin palët e përfshira dhe njëri prej dëshmitarëve, gjegjësisht Goran Damçevski. Dëshmitari tjetër, Dobre Martinovski nuk kishte ardhur, ndërkaq prokurori paralajmëroi se do të vijë në një prej seancave të radhës.

Gjykimi filloi me pyetjen e dëshmitarit Damçevski i cili në ditën kritike kishte qenë në afërsi të vendit ku kishte ndodhur ngjarja, por ai nuk kishte parë detaje, gjegjësisht ky dëshmitar është propozuar vetëm për të konfirmuar vendin se ku ka ndodhur ngjarja.

“Atë ditë isha duke shëtitur bashkë me bashkëshorten time dhe foshnjën time në karrocë, e pash se kishte rrëmujë atje, por nuk i pash fytyrat e njerëzve ose se kishin ndonjë gjë në duar, dukej se kishte ndonjë përleshje. Për këtë, u kthyem mbrapa dhe u larguam”, tha dëshmitari Damçevski, i cili për shkurt kohë mbaroi me fjalët e tij.

Pas tij, gjykatësja e ftoi për të dhënë deklaratë nënën e të ndjerit, Bllagica Petkovska, e cila tha se për ngjarjen ka marrë vesh derisa ka qenë në punë.

“Isha në punë ndërrimi i dytë, djali i vogël Stefani më tregoi se dikush e kishte vjedhur biçikletën. Pas pak mu lajmërua një shoqe e cila më tregoi se Angelin e kanë therur me thikë. Pastaj shkova në shtëpi dhe më pas edhe në vendin e ngjarjes. Pasi arrita, e pash se ka shumë njerëz dhe i pyesja se çfarë ka ndodhur. Pastaj kuptova se Angelin e kishin dërguar në spital, por nuk ma tregonin të vërtetën se çfarë kishte ndodhur me atë. Deshën të më japin injeksion, por nuk i lejova. Pas disa ditësh është gjetur biçikleta. Ndjehem shumë keq që e kam humbur djalin, Angeli, s’ka pasur problem me askënd”, tha Petkovska.

Portalb.mk, ua sjellë versionet e ndryshme të babait të Angelit dhe të mbrojtjes së Naserit për rastin në fjalë.

Versioni i babait të Angelit

Dëshmi më të gjatë kishte babai i Angelit, Sasho Petkovski, të cilit fillimisht ia lexuan dëshminë që e kishte dhënë gjatë gjykimit të parë për ngjarjen në fjalë, ndërkaq më pas filluan ta pyesin, për shkak se ai është dëshmitari i vetëm i cili kishte qenë në vendin e ngjarjes, por njëkohësisht edhe pjesëmarrës në përleshjen fizike, në të cilën është rrahur Eshtrefi.

Sipas versionit të babait të Angelit, derisa ata kanë qenë duke ndenjur në oborr të shtëpisë në Gjorçe, Eshtrefi ka hyrë në oborrin e tyre i cili ka qenë i rrethuar me gardh të hekur që ta vjedh biçikletën e tyre. Sapo ka hyrë brenda, siç thotë Petkovski, ata e kanë parë, por sipas tij, edhe ai i ka parë.

“E mori biçikletën dhe iku menjëherë, nuk mundën ta kapim, na humbi nëpër një rrugë. Pastaj i mora çelësat e veturës dhe bashkë me Angelin shkuam ta presim te ura e verdhë, gjegjësisht në afërsi të Spitalit të Syve ku ka ndodhur dhe vrasja”, tha Petkovski, duke shtuar se e dinte që andej do të kalonte personi i cili ia kishte marrë biçikletën, pasi që paraprakisht i kishin vjedhur biçikleta të tyre dhe se e dinte që nëpërmjet asaj ure i nxirrnin për në Saraj.

Ai bashkë me djalin e tij Angelin, kanë arritur te ura, i pyetur nëse kishin marrë me vete diçka me vete, Petkovski theksoi se kanë shkuar duar thatë.

Pas pak, Naseri ka arritur në afërsi të urës, por ai nuk e ka pasur biçikletën me vete.

Petkovski tha se në atë moment që e kanë parë Naserin, Angeli i ka thënë “ky është personi që na ka vjedhur biçikletën”.

“Iu afrova një hap para dhe i thash a e ke marrë ti biçikletën? Ai më pas e nxori nga rripi thikën dhe e theri Angelin. Unë më pas e godita me dru”, tha Petkovski.

Në lidhje me atë se ku e kishte marrë drurin, që më pas policia ia kishte gjetur dhe në bagazh të veturës, Petkovski tha se e ka gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes, derisa kishte ndodhur përleshja.

“Në momentin kur e ka ther me thikë Angelin, u mundova të gjej ndonjë mjet që ta godas të akuzuarin që ta largoj prej Angelit. E gjeta atë dru aty në afërsi. Nuk e mbaj mend se sa herë e kam goditur. Pastaj i akuzuari iku nga vendi i ngjarjes, ndërkaq drurin e ktheva në automjet që të mos kthehet prapë dhe të na sulmojë”, tha Petkovski.

Ai pastaj, Angelin e ka dërguar në automjet, por pasi që ka kërkuar ndihmë bashkë me Angelin janë drejtuar për te spitali i syve ku kanë kërkuar ndihmë.

“Një infermiere doli dhe i dha një injeksion, pastaj e dërguan në spital”, tha Petkovski.

Sipas dëshmisë së tij, biçikleta është gjetur nesër, pasi që ditën kritike gjatë tërë natës kanë qenë në stacion policor.

Versioni i mbrojtjes së Naserit

Në seancën e sotme, avokatja e re e autorizuar nga familja, nuk ka dhënë asnjë qëndrim për rastin në fjalë, përveç se ka parashtruar disa pyetje për dëshmitarët. Megjithatë, ashtu siç paraprakisht kanë treguar edhe mbrojtja, por edhe familjarët e Eshtrefit.

  • Naser Eshtrefi, nuk e ka nxjerrë fare nga oborri biçikletën, pasi që është larguar menjëherë.
  • Nuk ka shkuar dhe nuk ka pasur për qëllim ta vrasë askënd.
  • Nuk ka pasur thikë me vete, por thika ka qenë e Angelit, i cili bashkë me babain e tij kanë shkuar dhe e kanë pritur Naserin para Spitalit të Syve.
  • Babai i Angelit ka qenë me dru në formë të drurit të bejsbollit, që tregon se nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, por e ka pasur me vete me qëllim dhe motiv që ta rrahë Naserin.
  • Babai i Angelit e ka rrahur Naserin me dru para se ta therë me thikë Angelin.
  • Angeli me babain e tij, të parët e kanë sulmuar Naserin.
  • Therja me thikë ka ndodhur në vetëmbrojtje të nevojshme, pasi që në të kundërtën ata do ta mbytnin Naserin.
  • Vrasja ka ndodhur në afekt/moment, s’ka pasur qëllim për një gjë të tillë.

Kjo është seanca e dytë gjyqësore, pasi që më 4 dhjetor filloi rigjykimi në të cilën palët i thanë fjalët hyrëse. Në seancën e kaluar, përfaqësuesi i akuzës, Darko Jakimovski dhe avokati asokohe mbrojtës, Angjel Georgiev i thanë fjalët hyrëse, të cilat, i përsëritën sikur në gjykimin e parë – organi i përndjekjes vazhdon ta akuzojë sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. Naseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Sipas Kodit Penal, për veprën me të cilën ngarkohet Naser Eshtrefi (Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 1) parashikohet dënim prej më së paku 5 vite burg.

Mbrojtja kërkon që të zbutet dënimi, pasi që dënimi prej 14 vitesh burg është drakonik. Vlerësimet e mbrojtjes janë se vrasja ka ndodhur në mbrojtje të nevojshme dhe në moment, për të cilat në seancat e radhës gjyqësore do të duhet që të diskutohet. Nëse mbrojtja arrin që t’i dëshmojë konstatimet e saj, atëherë Eshtrefit mund t’i ulet dënimi, të paktën kështu e thonë dy nenet e Kodit Penal.

Neni 9 i Kodit Penal – Mbrojtje e nevojshme, thotë:

  • Nuk është vepër penale, vepra që është kryer në mbrojtje të nevojshme
  • Mbrojtje e nevojshme është ajo mbrojtje që është e domosdoshme kryerësi të refuzojë nga vetja ose nga tjetri, sulm i njëkohshëm i paligjshëm
  • Kryerësi i cili i ka tejkaluar kufijtë e mbrojtjes së nevojshme mund të dënohet më lehtë, a nëse tejkalimin e ka kryer për shkak të nervozizmit të fortë ose zhgënjimit të shkaktuar nga sulmi me sulmin, mundet edhe të lirohet nga dënimi.

Neni 125 i Kodit Penal, vrasje në moment, thotë:

  • Ai që do të privojë nga liria një tjetër në moment, i sjellë pa fajin e tij në gjendje nervozizmi të fortë me sulm ose ofendim të rëndë ose si pasojë e dhunës familjare nga ana e të vrarit, do të dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet burg.

Seanca e radhës u caktua për më 15 dhjetor, në të cilën do të deklaratë pjesëtarët e Mjekësisë Ligjore.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Shkrimet e Portalb.mk në mënyrë kronologjike, për rastin në fjalë:

  1. 04.12.2020, seanca gjyqësore 1: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, mbrojtja thotë se vepra është kryer në mbrojtje dhe afekt, pa paramendim
  2. 19.11.2020: Mbrojtja kërkon lirimin e Naser Eshtrefit nga paraburgimi
  3. 05.11.2020: EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
  4. 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
  5. 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
  6. 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
  7. 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
  8. 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
  9. 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
  10. 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
  11. 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
  12. 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
  13. 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
  14. 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
  15. 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
  16. 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
  17. 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
  18. 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button