Fillon procedura për shpalljen e Kanjonit të Matkës për monument natyror, platformat ilegale akoma nuk janë larguar

Do të fillojë procesi për shpalljen e lokacionit të mbrojtur të kanjonit Matka monument natyror. Në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit duhet të sillet vendim me të cilin i propozohet Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të zbatojë procedurë për rivlerësim dhe shpallje të lokacionit të mbrojtur të kanjonit të Matkës për monument natyror. Kjo procedurë do të zhvillohet në pajtueshmëri dhe Studimin për rivlerësim të vlerave natyrore të zonës së mbrojtur të monumentit natyror “Kanjoni i Matkës” i përgatitur në vitin 2010 dhe në revizionin e kryer të studimit për rivlerësim të lokacionit të Matkës, transmeton Portalb.mk.

“Ligji për mbrojtje të natyrës parasheh se kompetencat për shpalljen së zonës së mbrojtjes i kanë Kuvendi dhe Qeveria, për çka propozim në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dorëzon këshilli i vetëqeverisjes lokale në zonën e së cilës gjendet lokacioni. Propozimi duhet të përmbajë edhe studim profesional për bazën e tij”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Prej këtu kanë shtuar se në kuadër të projektit të UNDP-së dhe Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor “Përforcimi i qëndrueshmërisë ekologjike, institucionale dhe financiare i sistemit të zonave të mbrojtura nacionale të Maqedonisë” është përgatitur studim për rivlerësim të vlerave natyrore të zonës së mbrojtur monument natyror “Kanjoni i Matkës”, në vitin 2010. Në vitin 2020, nga ana e UNDP-së është kryer revizion i Studimin në kuadër të së cilit është realizuar edhe zonimi i hapësirës.

Kanioni i Matkës qysh nga viti 2004 është duke pritur që të shpallet sërish zonë e mbrojtur si monument i natyrës. Një nga raritetet më të bukura natyrore në vend, që është shtëpi e shumë specieve të rralla dhe endemike të bimëve e kafshëve, duke përfshirë shkabën egjiptiane dhe shkabën me kokë të bardhë (grifon), të cilat janë në listat e kuqe të specieve të rrezikuara, ka mbetur e pambrojtur për gati dy dekada para sulmeve të ndërtimeve të paligjshme dhe pa menaxhim të duhur që do të sigurojë ruajtje të vlerave natyrore të këtij kanioni.

Ndërkohë, edhe pas ngritjes së dy akuzave nga ana e Prokurorisë Publike në lidhje me platformat ilegale në Matkë, objektet vazhdojnë të jenë të “palëkundshme” mbi ujë, ndërsa uzurpatorët nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për t’i larguar të njëjtat.

Platformat ilegale janë vendosur para shumë kohësh mbi liqenin e Matkës, dhe edhe pse ky shqetësim është ngritur shumë herë nga mediat, autoritet nuk kanë ndërmarrë masa për ta zgjidhur problemin. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button