RMV, Ministria e Shëndetësisë mori përgjigje pozitive për vaksinën kundër Kovid-19

Maqedonia e Veriut mori përgjigje pozitive nga kompania për prodhimin e vaksinës kundër Kovid-19, Pfizer, në lidhje me kërkesën për blerjen e drejtpërdrejtë të vaksinës, transmeton Portalb.mk.

“Kompania Pfizer që prodhon vaksinën kundër Kovid-19, është përgjigjur në shkrimin e Ministrisë së Shëndetësisë se mund të fillojë të bisedojë direkt për blerjen e vaksinës nga kompania prodhuese”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se janë në komunikim edhe me kompaninë Astra Zeneca, e cila është duke prodhuar vaksinën tjetër për qëllime të njëjta.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më herët ka njoftuar se do të realizojë blerjen e vaksinave përmes mekanizmit Kovaks.

“Përmes këtij mekanizmi me komunikim të drejtpërdrejtë me kompanitë prodhuese, do të bisedojmë për të siguruar sasi shtesë të vaksinave”, deklaroi Filipçe, duke sqaruar se do të shfrytëzojnë edhe mekanizmin e tretë, përmes vendeve anëtare të BE-së, që kanë të drejtë të blejnë vaksina edhe për vendet jo-anëtare të BE-së.

Ministri Venko Filipçe sqaroi se magazinimi i vaksinave në vend do të jetë sikur të tjerat, duke shfrytëzuar hapësirat e operatorëve ekonomik, duke theksuar se vetëm do të shtohet ftohësit deri -70 shkallë Celsius për një lloj të vaksinave.

“Ftohësit i kemi fituar si donacion nga fondacioni amerikan me të cilin kemi bashkëpunim shumëvjeçar dhe ftohësit do të jenë këtu prej janarit”, deklaroi Filipçe, duke sqaruar se vaksinimi do të bëhet nga mjekët dhe motrat medicinale që do t’i nënshtrohen një trajnimit shtesë.

Më herët ka sqaruar se vaksina do të jetë falas për gjithë qytetarët dhe nuk do të jetë e detyrueshme. Filipçe theksoi se prioritet për vaksinim do të kenë punonjësit mjekësor që kanë punuar me Kovid, grupet e rrezikuara të qytetarëve, por nuk do të jetë e detyrueshme.

Ndryshe, Britania e Madhe ka filluar me përdorimin e vaksinës Pfizer dhe BioNTech kundër koronavirusit (COVID-19) pasi u bë shteti i parë në botë i cili miratoi këtë vaksinë për përdorim të gjerë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button