RMV, u arrestua pronari i lokalit që punoi jashtë orarit, aty u gjetën edhe 14 shtetase nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia

Në lokalin e tij nuk ishte respektuar orari i punës së përcaktuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, prandaj u arrestua pronari 52 vjeçar, transmeton Portalb.mk.

“Më 7 dhjetor, në ora 22:30, policia nga SPB-Tetovë, gjatë kontrollit të objektit hotelerike në rrugën “Braqa Milladinov”, pronë e 52 vjeçarit Z.A. nga Tetova, u konstatua se objekti punon dhe në të ka shumë mysafir”, raportojnë nga policia.

Raportohet se në objekt gjithashtu kanë qenë edhe 14 shtetase të huaja (7-të nga Shqipëria, 6-të nga Serbia dhe një nga Kosova). Shtetaset e huaja dhe pronari i lokalit janë arrestuar nga policia.

“Në stacionin policor është arrestuar edhe pronari Z.A. dhe pa kompletimit të dokumenteve të rastit, ndaj tij do të paraqitet padi përkatëse në bazë të nenin 206 nga Kodi Pendal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button