Ambasadorja britanike Galloway: Të përfshihen, të përkushtohen dhe dëgjohen të rinjtë në luftimin e ndryshimeve klimatike

Ne besojmë që të rinjtë kanë rol kryesor në luftimin e ndryshimeve klimatike, ata duhet të përfshihen, të përkushtohen dhe dëgjohen, tha ambasadorja britanike në vend, Rachell Galloway, pas takimit që realizoi sot me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe disa ambasadorë tjerë të shteteve të BE-së, shkruan Portalb.mk.

Sot, 8 dhjetor, Ambasadorja Britanike Rachel Galloway priti një takim për të shënuar 5 vjetorin e Marrëveshjes së Parisit, para Samitit të Ambicies për Klimën që do të mbahet përmes internetit me datë 12 dhjetor 2020.

Në mes të tjerash, Galloway i vendosi theks të veçantë rolit të të rinjve në luftimin e ndryshimeve klimatike, ajo rikujtoi se gjendemi para samitit të COP26, e cila do të mbahet në shtator 2021, ngjarje rinore pikërisht për këtë.

Me sinqeritet të madh besojmë që të rinjtë kanë rol qendror në luftimin e ndryshimimit të klimës. Ata duhet të përfshihen, të përkushtohen dhe të dëgjohen. Para samitit të COP26, në shtator 2021, një ngjarje rinore do të organizohet nga bashkë-kryesia italiane në Milano, për të angazhuar brezat e rinj në njohjen e angazhimit të tyrë global për trajtimin e ndryshimit të klimës. Përfaqësuesit e gjeneratave të reja gjithashtu do të marrin pjesë në mënyrë aktive në negociatat “para-COP”. Elementet inovative dhe idetë e reja janë rezultati i pritshëm i kësaj përfshirjeje” thuhet në kumtesën e Ambasadës Britanike në vend.

Ambasadorja britanike, Rachell Galloway në takimin e sotëm.
Ambasadorja britanike, Rachell Galloway në takimin e sotëm.

Në këtë tryezë mes ambasadorësh, ku nikoqire ishte ambasadorja britanike, është diskutuar edhe për përparimin e RMV-së në këtë fushë, Galloway potencoi se po inkurajojnë Qeverinë e RMV-së që sa më shpejtë të miratojnë opsionin “më të gjelbër të strategjisë”.

Gjatë takimit, ne u përqëndruam në përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe mirëpritëm punën që Qeveria po bën për të zhvilluar ambiciet e saj për COP26. Ministri Nuredini njoftoi synimet ambicioze për kontributet e përcaktuara në shkallë kombëtare që janë aktualisht në procedurë të miratimit të Qeverisë, si dhe finalizimin e dokumenteve të Strategjisë Afatgjate dhe Ligjit mbi veprimin e Klimës. Poashtu diskutuam rreth Strategjinë Kombëtare të Energjisë të Maqedonisë së Veriut dhe e inkurajuam qeverinë që sa më parë të miratojë opsionin më të gjelbër të strategjisë. Plani i ri i zbatimit të strategjisë do të identifikojë veprimet e nevojshme tu larguar nga përdorimi i energjisë me qymyr në alternativa të tjera siç janë: energjia solare, era dheuji, duke hapur rrugën për një të ardhme më të pastër, të gjelbër dhe më të qëndrueshme” shkruan në kumtesë.

Në këtë takim morrën pjesë, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, Ambasadori Francez, Cyrille Baumgartner, Ambasadori Italian, Andrea Silvestri, Koordinatorja e Përhershme e KB, Rossana Dudziak dhe Shefi i Delegacionit të BE-së, David Geer

Ndryshe, Marrëveshja historike e Parisit në kornizën e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) ishte vendimtare sepse ishte hera e parë që qeveritë e botës ranë dakord për të dekarbonizuar ekonominë globale. Marrëveshja përcaktoi një kornizë globale për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 °C dhe duke vazhdoi përpjekjet për ta kufizuar atë në 1.5 ° C deri në fund të shekullit. Pesë vjet nga COP21 në Paris, ne kemi arritur një moment përcaktues ndërkombëtar ku qeveritë do të duhet të avancojnë ndjeshëm angazhimet sipas Marrëveshjes së Parisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button