RMV, 1.200 të punësuarve sipas marrëveshjes kornizë do ju ofrohet punë me parimin, “merre ose lëre”

Ministrat kanë hapur rrugën për punësim efektiv të 1.200 administratorëve të marrëveshjes kornizë, të cilët me vite kanë qëndruar në shtëpi dhe kanë marrë pagë, me çka do të vendosen në një liste transfer për ndarje në institucione të ndryshme. Në qoftë se nuk ju pëlqen paga apo vendi i punës i cili do të ju ofrohet, do të humbin të drejtën për punësim në sektorin shtetërorë, përgjithmonë, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

I gjithë procesi do të zhvillohet përmes Ligjit për marrjen e nëpunësve shtetërorë dhe të punësuarve, propozimin dje e miratoi Qeveria, ndërsa Parlamenti do të duhet të marre vendim me shumicë prej më së paku 41 deputetëve. Ligji parasheh gjoba për institucionet të cilat kanë nevojë për punësim, ndërsa do të refuzojnë të punësojnë këto administratorë, të cilët do të presin oferta nga transfer lista e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Bëhet fjalë për rreth 1.200 ekonomistë dhe jurist, mirëpo edhe kuadër me shkollë të mesme, të cilët sipas ligjit një nga një do të vendosen, kur të paraqitet nevoja për punësim në institucionet shtetërore dhe qeverisjen lokale. Dominojnë shqiptarët, mirëpo në këtë numër ka edhe Maqedonas, Rom, Turk, Serbi, Boshnjak, varësisht asaj në cilën hapësirë janë konsideruar si pakicë, edhe ashtu janë “punësuar” me arsyetimin e qasjes së drejtë.

“Këta njerëz aspak nuk janë fajtorë për atë që janë punësuar, ndërsa askush për 10 vite nuk i ka marrë në punë. Ministra, zv kryeministra, kryetarë komunash, drejtorë, të gjithë kanë punësuar njerëzit e vetë, këto ngelën. Me ligjin Qeveria në fillim do të duhet të miratoje plan për vendosjen e këtyre rreth 1.200 personave atje ku do të ketë vende të lira, ndërsa ka nevojë për punësim në vitin 2021. Do të sistemohen në institucione, të shihet ku mungon kuadër. Në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë do të bëhet transfer lista e këtyre të punësuarve sipas marrëveshjes kornizë. Institucioneve të cilave ju duhen të punonjës, në qoftë se dijen dhe kualifikimet e kuadrit të cilit e kërkojnë e ka trasnfer lista, do të obligohen që nga aty të punësojnë. Kuptohet, nëse përkon me vendbanimin e të punësuarit, për shkak se me forcë askush nuk duhet të shpërngulet në një qytet tjetër” deklaroi për SAKAMDAKAZAM.MK, Artan Grubi.

Ai shtoi se mungojnë kuadër edhe me shkollë të mesme kudo, në sportele të MPB-së, PIOM, Kadastër… Problemi, thotë ai, është në atë që askush nuk dëshiron të punoje për 15.000 denarë pagë, andaj këtu, ligji parashikon që edhe në qoftë se institucioni kërkon të punësuar nga këta të marrëveshjes kornizë, ndërsa ata refuzojnë sepse nuk ju pëlqen, për shkak të pagës së vogël dhe ngjashëm, të drejtën për tu punësuar përmes këtij ligji e humbin përgjithmonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button