Roth: Gabim i rëndë politik, me çmimin e sigurisë dhe stabilitetit është mos hapja e negociatave me RMV-në

Si gabim të rëndë, i cili do ta rrezikonte sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, e quajti veton e Bullgarisë ministri i Gjermanisë për Evropën, Michael Roth. Ai shtoi se bëhet fjalë për kërkesa bilaterale të një shteti anëtarë, të cilave 26 vendet tjera nuk mund të ju bashkohen, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse zgjerimi i Bashkimit Evropian është hequr nga rendi i ditës, ministri për Evropën i Gjermanisë potencoi se megjithatë do të diskutohet për këtë.

“Do të bisedojmë për zgjerimin e BE-së. Për fat të keq, deri tani nuk arritëm që përmbushim progresin për të cilin vetë u pajtuam. Në sfond qëndrojnë kërkesat bilaterale të nj vendi anëtarë, të cilës 26 shtetet tjera nuk munden ti bashkëngjiten” tha Roth.

Sipas Rot, heqja e mundësisë së RMV-së të filloje negociatat me BE-në mund të sjelle deri në dëme të tjera për të cilat siç thotë ai, duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm.

“Ne bëmë gjithçka që mundëm që në afat sa më të shpejtë të vijmë deri në një kompromis dhe të mbahet konferenca e parë ndërkombëtare me Maqedoninë e Veriut, ndërsa pas përmbushjes të disa kushteve shtesë, edhe me Shqipërinë. Gjithçka tjetër do të ishte një gabim i rëndë politik me çmimin e stabilitetit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe kjo në mënyrë të rëndë do ta përkeqësoje sigurinë në Evropë. Për këtë të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm” tha Roth para fillimit të mbledhjes së sotme të ministrave për punë të jashtme të BE-së.

20 eurodeputetë i bëjnë thirrje BE-së të filloje negociatat me Maqedoninë e Veriut

Deputetë nga të gjitha partitë politike në Parlamentin Evropian kërkojnë që të mos humbet shansi i sotëm për dritë jeshile për mbajtje të konferencës së parë ndërkombëtare me Maqedoninë deri në fund të këtij viti.

Në deklaratën e nënshkruar nga 20 eurodeputet, i bëhet thirrje Bullgarisë të miratoje kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë dhe ti mundësohet progres edhe Shqipërisë.

“Marrë parasysh se bllokimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e rrezikon kredibilitetin e BE-së në balkanin perëndimor, ata i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë të bëjnë kompromis për çështjet bilaterale në mënyrë që të shmangen vonesat e mëtutjeshme të procesit” shkruan në kërkesën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button