Aksioni policor në Haraçinë ende nuk ka përfunduar, vazhdojnë të merren masa

Ende nuk është zbardhur tërësisht aksioni policor i cili filloi dje në Haraçinë, ku edhe u gjet një sasi e madhe e marihuanës, kështu konfirmoi për Portalb.mk zëdhënësi i Ministrisë për Punë të Brendshme, Toni Angelovski, shkruan Portalb.mk.

Ai potencoi se ky aksion vazhdon edhe sot, ndërkaq, në momentin që do të përfundoje, opinioni publik do të informohet për detaje më të hollësishme.

“Ende po merren hapa sa i përket aksionit të djeshëm ku u kap një sasi e madhe e marihuanës, në momentin që do të përfundoje e gjitha, do të ju informojmë” tha Toni Angelovski për Portalb.mk.

Ndryshe, nga informacione jozyrtare mësojmë se bëhet fjalë për rreth 2 ton marihuanë, drogë kjo e cila të enjten ishte vjedhur nga një fshat i Vallandovës, dhe më pas si duket është kapur në Haraçinë nga policia maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button