20 eurodeputetë i bëjnë thirrje BE-së të filloje negociatat me Maqedoninë e Veriut

Deputetë nga të gjitha partitë politike në Parlamentin Evropian kërkojnë që të mos humbet shansi i sotëm për dritë jeshile për mbajtje të konferencës së parë ndërkombëtare me Maqedoninë deri në fund të këtij viti, shkruan Mia.mk, transmeton Portalb.mk.

Në deklaratën e nënshkruar nga 20 eurodeputet, i bëhet thirrje Bullgarisë të miratoje kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë dhe ti mundësohet progres edhe Shqipërisë.

“Marrë parasysh se bllokimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e rrezikon kredibilitetin e BE-së në balkanin perëndimor, ata i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë të bëjnë kompromis për çështjet bilaterale në mënyrë që të shmangen vonesat e mëtutjeshme të procesit” shkruan në kërkesën e tyre.

Bullgarija, bëjnë thirrje eurodeputetët, duhet të miratoje hapjen e konferencës ndërkombëtare me Maqedoninë sa më herët që është e mundshme dhe për këtë të jepet mirënjohje për përpjekjet e vendit në procesin me BE-në. Ata bëjnë thirrje palës maqedonase që gjithashtu të “bëj çdo përpjekje të mundshme” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Shqipëria, e cila gjithashtu nuk do të marre dritë të gjelbër sot për shkak se debati për zgjerim është hequr nga rendi i ditës dhe figuron vetëm si pikë informative, duhet të merr mirënjohje për përpjekjet e saja për reforma, thonë eurodeputetët.

Ndërkaq, kjo letër është nënshkruar nga njoftuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, deputeti bullgar Ilhan Kuçuk, si dhe disa deputetë tjerë të mirënjohur për opinionin maqedonas – Tanja Fajon, David Makalister, Rajhard Butikofer dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button