RMV, Qeveria vazhdoi me shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve në institucionet e ndryshme

Në seancën e 26-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vazhdoi me shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve dhe pozitave të ndryshme në institucione që janë nën kompetenca të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Muhamed Zeqiri, pas angazhimit si sekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, angazhohet në Këshillin për reforma për administratë publike.

Në seancën e sotme u propozua nga Qeveria për ushtrues detyre-drejtor në Shtëpinë e studentëve “Shkup” te emërohet Viktor Velevski, pas dorëheqjes së Dario Nikollovskit.

Vendimi nga Këshilli drejtues i Agjencisë nacionale për emërimin e Marko Gjorgievskit për u.d. drejtor jo më të gjatë se gjashtë muaj, u miratua sot në seancë. Paraprakisht ai u shkarkuar nga detyra e anëtarit të pavarur dhe jo-ekzekutiv në Bordin e drejtorëve në Sh.A. “Resurset nacionale energjetike”.

Me kërkesë të tij, Darko Danev u shkarkua nga detyra e anëtarit në Këshillin e Institutit për akreditim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si përfaqësues i universiteteve.

Zoran Stojanovski me vendim të Qeverisë në seancë ne sotme, tashmë nuk do të jetë drejtor në burgun e Tetovës, ndërsa në vendin e tij si u.d. është emëruar Daniell Antovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button