fbpx

Në Shkup do të zhvillohet seancë e përbashkët qeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

seancën e 26-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratua vendimi për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët qeveritare ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës më 25 janar të vitit 2021-të, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e RMV-së sot e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për mbajtjen e seancës së përbashkët qeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës e paraparë për 25 janar të vitit 2021 në Shkup”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria i angazhoi ministritë që brenda 5 ditëve të dorëzojnë propozime për çështje të mundshme, tema për diskutim, marrëveshje dhe memorandum që do të jenë në rend të ditës në seancën e përbashkët qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button