RMV, vendimet e Qeverisë për Postën, mjedisin, vaksinën kundër Kovid-19, zjarrfikësit, transparencën e komunave dhe çështje tjera

Në seancën e 26-të të Qeverisë së Maqedonisë miratoi ndryshimet në Programin për blerjen e 833 mijë dozave të vaksinës kundër Kovid-19, dha pëlqimin për marrëveshjen e “Postës së Maqedonisë së Veriut” me ShA Hallkbank – Shkupe, derisa komuna do të jenë të kushtëzuar me transparencë maksimale për qasje në fondet për zhvillim lokal, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut për furnizimin me 833 mijë doza të vaksinës përmes mekanizmit Covax, do të shpenzojë 487,900,000 denarë, prej të cilave 69,722,000 do të paguhen para kohe.

Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet “Postës së Maqedonisë së Veriut” dhe “Hallkbankës” mori pëlqimin nga Qeveria në seancën e sotme. Raportohet se janë plotësuar dy kërkesat kryesore nga ofertuesi, realizimin e kontratës në afat prej 2 muajve dhe ndarjen e të ardhurave ashtu që 71% janë për postën, derisa 29% për bankën. Qeveria në këtë seancë miratoi vendimin për shpërndarjen e mjeteve nga Buxheti i shtetit për rrogat e të punësuarve.

SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë procedurë për përgatitje të studimit të fizibilitetit për partneritet publiko-privat ose për shitje të TEC Negotinë, vendosi Qeveria sot.

Qeveria rekomandoi komunat që në afat prej 30 ditëve në faqet e tyre zyrtare që publikojnë të dhënat e parapara në nenin 10 nga Ligji për qasje të lirë në informatat të karakterit publik.

Ndryshimet ligjore të propozuara në tetë ligjet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor sot u miratuan në seancën qeveritare, për të vazhduar tash procedurat në Kuvend.

Teksti në Propozim-ligjin për lobim në përputhje me rekomandimet ë GREKO u miratuar sot nga Qeveria.
Në mbledhje u vendos për shpërndarjen e pajisjeve kundërzjarr për komunat e Qytetit të Shkupit, Manastir, Kumanovë, Tetovë, Prilep, Veles, Kavadari, Gjevgjeli, Strumicë, Kërçovë, Koçani, Shtip dhe Gostivar.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për zbatimin e Planit për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore-kulturore në rajonin e Ohrit, duke angazhuar Ministrinë e transportit, kulturës dhe mjedisit për zbatimin e Planit. Komuna e Ohrit, Strugës dhe Debërcës duhet të ketë parasysh Planin kur të miratojnë leje për ndërtime të objekteve.

Në seancën e sotme filloi shkarkimi dhe emërimi i drejtorëve në institucione të ndryshme ku qeveria është kompetent.

Me rekomandim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria miratoi Protokollin për provimin profesional për mësimdhënësit në kushtet e Kovid-19.

Në këtë seancë u miratua vendimi për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët qeveritare ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës më 25 janar të vitit 2021-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button