Ndërruan jetë 14 pacientë me Kovid-19 në Kosovë

Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar 519-të raste të reja me Kovid-19 nga testimi i 1,407 pacientëve të testuar, derisa janë shëruar 926 pacientë, transmeton Portalb.mk. Në Kosovë janë 12,774 raste aktive me Kovid-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç)”, njoftojnë nga Instituti kombëtar i shëndetit.

Në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 43.324 raste nga 154.084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.120 raste të vdekjes, derisa numri i të shëruarave deri sot ka shkuar në 29.430 pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button