Qyteti i Shkupit të mërkurën duhet të vendos nëse do të miratojë shtrenjtimin e parkingjeve

Në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, e cila do të mbahet të mërkurën, këshilltarët do të duhet të vendosin nëse do të pranojnë kërkesën për shtrenjtimin e parkimit të parkingjeve me të cilat udhëheq Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit” në Shkup. Ndërmarrja kërkon që një orë parkim në zonën A në vend 45, të jetë 50 denarë, në zonën B në vend 35 të jetë 40 denarë, ndërsa në zonat C dhe D ku deri më tash një orë ka qenë 25 denarë, tani të jetë 30, transmeton Portalb.mk.

Nga ndërmarrja kanë thënë se, arsyeja për shtrenjtimin e çmimit të parkimit janë rritja e harxhimeve për mirëmbajtjen e parkingjeve publike dhe garazheve në kate me të cilat udhëheqë kjo ndërmarrje. Përkatësisht, rritja e harxhimeve për ujë, rrymë, mirëmbajtja e ashensorëve dhe pajisjeve të instaluar të parkingjeve.

Me çmimoren e re, është parashikuar edhe çmim i ri për kartelat mujore të parkingut në garazhet me kate për të punësuarit dhe kompanitë të cilat gravitojnë rreth parkingut. Propozohet që në vend të 1000 denarë, çmimi të jetë 2000.

Përndryshe, “Portalb.mk” dhe “Meta.mk”, paraprakisht raportuan se për shkak të rregullave të ndryshme të parkingjeve në Qytetin e Shkupit, qytetarët duhet të gjinden me qëllim që t’ju shmangen dënimeve.

“Portalb.mk” dhe “Meta.mk” një kohë të gjatë shkruan për problemin me parkimin në Shkup. Krahas faktit që numri i lejeve të lëshuara falas për parkim për disa herë është më i lartë nga numri i vendeve për parkim me të cilat menaxhojnë ndërmarrjet publike, rritet shkalla e motorizimit të popullatës, ndërsa me atë vetëm rriten problemet te shoferëve për të gjetur vend për parkim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button