RMV, testimi provë PISA do të realizohet në formë elektronike në prill-maj 2021

Në periudhën prill-maj të vitit të ardhshëm do të realizohet PIRLLS testimi për lexim-kuptim për fëmijët në klasë të katërt që do të bëhet me renditje të shteteve. Në shtetin tonë do të zbatohet në 150 shkolla fillore, me çka do të përfshihen 4.000 nxënës, deklaroi koordinatorja nacionale dhe udhëheqëse e sektorit në Qendrën shtetërore për provime, Beti Llameva në konferencën e sotme për shtyp, transmeton Portalb.mk.

“Testimi për PIRLLS do të realizohet në maqedonisht dhe shqip sipas parimit laps dhe letër. Ndërkaq, testimi Pisa provë, që do të zhvillohet në periudhën e njëjtë dhe do të jetë në formë elektronike kurse qëllimi i këtij testimi nuk të jetë renditja, por të nxirren konkluzione që do të duhet të analizohen gjatë përgatitjes së PISA testimit kryesor. Me PISA testimin, do të përfshihen 50 shkolla të mesme, me rreth 3.000 nxënës të moshës 15 vjeçare” tha Llameva, e cila theksoi që në testim do të ketë pyetje për të cilat nxënësit do të japin përgjigje më të hollësishme, mirëpo edhe që do të ketë pyetje të cilat do të jenë me përgjigje të drejtpërdrejta.

Ministrja për arsim dhe shkencë, Milla Carovska, në pres-konferencë tha që në këtë moment dhe në periudhën që po zhvillohen përgatitjet për testimin PISA provë dhe testimin PIRLLS, ndërsa analiza nga konkluzionet prej testimeve paraprake, do të shfrytëzohen si bazë për ndërtim të reformave. Ajo theksoi që deri në këtë moment pjesa më e madhe e nxënësve e riprodhojnë diturinë ose, janë të trajnuar për këtë. Përkundër asaj që është tendencë botërore, e kjo është që ata duhet të aftësohen që ta shfrytëzojnë diturinë e tyre në situata të panjohura në shkollë dhe jashtë.

Llameva i prezantoi konstatimet nga analiza e rezultateve prej testimeve në PIRLLS nga viti 2001 dhe 2006 të cilat siç tha ajo, janë identike, përkatësisht nuk ka pasur progres. Ndërsa, në PISA testimin nga viti 2015 ka trend të rënies së diturive, kurse në vitin 2018 ka rritje në raport me ciklin e kaluar të PISA testimit që përfshin leximin, matematikën dhe shkenca natyrore.

“Analiza tregon që rezultatet e vajzave janë shumë më të larta se sa të meshkujve, veçanërisht në pjesën për lexim-kuptim. Lidhur me arsimin, gjimnazistët, kanë treguar rezultatet më të mira, ndërsa rezultate të ngjashme kanë edhe nxënësit nga arsimi i mesëm artistik. Ndërsa, ata të arsim të mesëm profesional kanë rezultate më të ulëta” theksoi Llameva.

Ajo shtoi që zhvillimi i hershëm luan rol të rëndësishëm mbi arritjet e mëtutjeshme të nxënësve, përkatësisht rezultatet më të mira i kanë pasur ata fëmijë të cilët nga 2 deri 3 vjet kanë shkuar në kopsht. Ndër të tjerat, faktor i rëndësishëm është edhe numri i librave të lexuar në shtëpi, sa më shumë libra, aq më të mira janë rezultatet e fëmijëve. Llameva tha që edhe përkrahja të cilën e japin prindërit gjatë mësimit, punës, përvetësimit të materialit ka rol të rëndësishëm, ndërsa edhe sigurimi i aktiviteteve jashtëshkollore, si dhe për atë nëse shkollat i sigurojnë të njëjta.

Carovska dhe Llameva në lidhje me PIRLLS testimin theksuan që përveç uebinarit për të gjithë mësimdhënësit, si dhe trajnim të gjithë mësimdhënësve të klasave të katërta, janë siguruar edhe përmbledhje pa detyra në maqedonisht dhe shqip. Lidhur me PISA testimin janë siguruar edhe përmbledhje, udhëzim për përdorim të tyre dhe trajnim të të gjithë mësimdhënësve të cilët ligjërojnë në vit të parë lëndët siç janë gjuhë dhe letërsi maqedonase, gjuhë dhe letërsi shqipe, matematikë, fizikë, kimi dhe biologji.

Përndryshe, pushteti aktual në fushatën parazgjedhore paralajmëroi se qëllimi i tyre është arritjet mesatare të nxënësve në Maqedoni në PISA 2021 të rriten për minimum 10 pikë në krahasim me testimin nga viti 2018.

Në konferencën e sotme për shtyp, Carovska gjithashtu ka informuar edhe për numrin e nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me kovid-19 dhe tha që nuk ka përhapje interne të infeksionit në shkolla.

“Më 4 dhjetor, gjithsej janë infektuar 76 nxënës dhe 167 mësimdhënës që sugjeron se protokollet zbatohen dhe për momentin nuk kemi përhapje interne të infeksionit në shkolla,” deklaroi Carovska.

Në pyetjen të gazetarëve, a mendohet procesi mësimor të kthehet në shkolla nga gjysmëvjetori i dytë, duke i pasur parasysh shifrat e ulëta të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me kovid-19, Carovska tha që për momentin funksionon modeli hibrid i mësimdhënies dhe sipas saj, i njëjti duhet të vazhdojë të aplikohet. Varësisht nga situata dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, nëse ka kushte të gjithë nxënësit të kthehen në shkolla, edhe ajo do të realizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button