RMV, u promovua linja e tretë kreditore pa kamatë – Covid 3

Në konferencën e sotme për media, në të cilën morën pjesë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer dhe drejtori i Bankës Zhvillimore i Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov, u promovua linja e tretë pa kamatë me grant komponentë – Covid 3, transmeton Portalb.mk.

Bytyqi tha se, me krijimin e katër pakove të masave të cilat e ndjekin logjikën e strukturës së bruto prodhimit vendor, ndërsa qëllimi kryesor është që të mbahet çdo vend pune, t’u mundësohet ndihmë atyre qytetarëve që më së shumti kanë nevojë dhe të mbahet likuiditeti i kompanive.

Fatmir Bytyqi

“Sot shpalli fillimin edhe të një mase me të cilën do të mbështeten kompanitë, ndërsa me atë edhe të punësuarit e tyre dhe ekonomia jonë. Banka zhvillimore ka shpallur thirrje publike për linjën e tretë për kredi pa interes me grant komponentë – Covid – 3. Me këtë, ekonomisë i vihen në dispozicion 31 mln euro”, tha ai,

Euroambasadori Geer tha se, linja kreditore pa interes është pjesë e një pako të madhe financiare nga ana e Bashkimit Evropian në vlerë prej 40 mln euro.

David Geer

“Qëllimi i kësaj pako është që t’i jep mbështetje bizneseve të vogla dhe të promovojë punësime dhe të stimulojë inovacione. Nga këto 40 mln euro, 30 mln së bashku me 1 mln euro nga fondet nacionale do të marrin formë të linjës kreditore pa kamatë e cila do të udhëhiqet nga ana e Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, dedikuar për ndërmarrjet mikro dhe të vogla të vendit, që do t’u ndihmojë në ballafaqimin me pasojat e pandemisë. 10 milionë eurot e tjera do të udhëhiqen nga Agjencia për Punësim, me qëllim që t’u ndihmohet njerëzve të cilët janë pa punë, ndërsa dëshirojnë të themelojnë biznes fillestar, si dhe t’ju mundësohet ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të krijojnë mundësi të reja për punë”, tha Geer.

Drejtori i Bankës Zhvillimore, Kire Naumov tha se, fillimi i dorëzimi të kërkesa është caktuar për më 16 dhjetor nga ora 00:00, ndërsa thirrja do të zgjasë 14 ditë. Pas përfundimit të afatit, kërkesa do të përpunohen në mënyrë kronologjike.

Gjithashtu, do të ketë edhe kredi me grant komponentë prej 30 për qind, për ndërmarrje të udhëhequra nga gra, të rinj deri në 39 vjeç, kompani eksportuese të ardhurat e të cilave janë më së paku 50 për qind dhe ato të ekonomisë së gjelbër, përkatësisht që punojnë në fushën e modernizimit, digjitalizimi dhe inovacione. Aplikimi duhet të dorëzohet vetëm në adresën elektronik [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button