RMV, është ulur çmimi i benzinës, ai i naftës mbetet i njëjtë

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim për uljen e çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0,90 përqind krahasuar me javën e kaluar, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit të fundit, çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 do të ulet për 1,50 denarë për litër dhe do të kushtojë 61 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të zvogëlohet për një denarë për litër dhe do të shitet për 59,50 denarë për litër.

Ndërkohë, çmimi i naftës mbetet i njëjtë, gjegjësisht 53 denarë për litër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button