Banka Popullore projekton rënie të ekonomisë së RMV-së për 4,9%, në vend të parashikuarës prej 3.5%

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut (BPRVM) projekton rënie të ekonomisë prej 4,9%, edhe pse në prill parashikoi rënie prej 3.5%, tregojnë projektimet e rregullta makroekonomike, njofton Portalb.mk.

Banka Popullore ka kryer revizion të rënies së projektimeve për zhvillimin e ekonomisë për shkak të realizimeve më të dobëta në pjesën e parë të vitit dhe vlerësimit për rimëkëmbje më të ngadaltë në pjesën e dytë, për shkak të valës së dytë të pandemisë.

“Rënie më të madhe ka te investimet-bruto prej 12,8% në kushte të zvogëlimit të investimeve direkte si dhe investimeve më të dobëta vendore nga ana e sektorit publik dhe privat. Shpenzimi personal është me rënie prej rreth 4% në kushte të rënies së të ardhurave të disponueshme të popullatës, gjatë zhvendosjeve të pafavorshme të tregut të punës dhe transferove më të vogla private, por edhe përmbajtja më e madhe nga shpenzimet. Eksporti do të ketë rënie prej 11,7% për shkak të uljes së kërkesës së jashtme dhe ngecjes së përkohshme në zinxhirët global të furnizimit. Ulja e kërkesës personale dhe investuese, bashkë me rënien e eksportit do të sjellin edhe deri te trysnia importuese, gjegjësisht importi do të ulet për 12%”, thekson guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska.

Në lidhje me inflacionin, Banka Popullori ka bërë revizion mesatar të lirë nga 0 deri në 1,1%.

“Rreziqet për inflacionin e projektuar janë kryesisht të lidhura me pasigurinë rreth çmimeve të importuara të ushqimit dhe të energjisë të cilat kanë pjesëmarrje të rëndësishme në shportën konsumatore, por edhe kufizime të mundshme të ofertës e lidhura me pandeminë”, shton guvernatorja.

Banka Popullore evidenton rritje solide të të depozitave dhe kredive, të cilat janë mbi pritjet e prillit, rritje vjetore në tremujorin e tretë prej 5,4% dhe 7,3%.

“Rritja solide e aktivitetit kreditor është rezultat i rritjes solide depozituese si burim kryesor i financimit, politikës së zbutur monetare, ndryshimet rregullatorë dhe ristrukturimi i kredive, por edhe kreditë e favorshme nga Banka Zhvillimore”, sqaron guvernatorja.

Vlerësimet më të reja për periudhën 2020-2023 tregojnë së pandemia do të vazhdojë të ketë efekt, përkundër vlerësimeve të prillit që kriza shëndetësore do të ketë karakter afatshkurtër.

“Projektimet për ekonomikë e brendshme tregojnë rënie më të madhe në këtë vit dhe rimëkëmbje të mëtutjeshme. Rreziqet për projektimet edhe më tej janë të pakta dhe thuajse tërësisht të lidhura me pandeminë, edhe pse përparimi i shpejtë në zhvillimin e vaksinës është faktor pozitiv”, theksoi Angellovska-Bezhovska.

Për vitin e ardhshëm parashikohet rritje të ekonomisë për 3,9%. Projektimet janë se nga viti 2021 pritet rimëkëmbje me kontribut pozitiv prej të gjitha komponentëve të rritjes në kushte të mjedisit më të favorshëm të brendshëm dhe të jashtëm dhe ulje të pasigurisë, që pozitivisht do të ndikojë ndaj vendimeve për investim dhe shpenzim, të cilat do të jenë të përkrahura edhe nga aktiviteti solid kreditor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button