RMV, secili parking në Shkup me rregulla të veta, qytetarët janë bërë ekspertë për parkim që të mos dënohen

Secili parking i NP “Parkingu i qytetit” apo NP “Parkingje të komunës Qendër” ka rregulla të veta për parkim, të cilat në qoftë se qytetarët nuk i njohin mirë, rezulton me marrje të automjetit të tyre nga ana e shërbimit-merimangë ose me vendosje të bllokuesve në rrota, shkruan Meta.mk. Reaksionet negative të qytetarëve në kryeqytet janë të përditshme, ndërsa shumica akuzojnë që rregullat e ndryshme për parkim në parkingjet janë bërë pikërisht për t’u mbushur buxhetet e ndërmarrjeve komunale me para të qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

Problemet me parkim janë të shumta edhe atë për faktin që të dy ndërmarrjet kanë çmime të ndryshme për parkim për një orë në të njëjtën lagje, për shkak se në parkingje të ndryshme parkimi që paguhet është me kohë të ndryshme në të njëjtën ndërmarrje, deri në ndarjen e rrugëve urbane më të vogla të parkingjeve rezidente dhe jorezidente, që shkakton kaos me rregullat të cilat shpesh i vënë shoferët në dilemë.

Në parkingjet me të cilat menaxhojnë NP “Parkingu i qytetit”, problem të madh të cilin e kanë shoferët gjatë dimrit është orari i punës që ndryshohet. Në komunën Aerodrom vitin e kaluar u hap parking i ri në zonën “D”, ku parkingu i paguar zgjatë tërë vitin nga ora 7 deri në orën 23:00 në periudhën nga e hëna deri të shtunën. Përkundër kësaj, në parkingjet e kësaj ndërmarrjeje që gjenden në komunën Qendër, parkimi në periudhën e dimrit nga 1 tetori deri më 31 maj zgjatë nga e hëna deri të premten nga ora 7 deri në orën 21:00, ndërsa të shtunën nga ora 7 deri në orën 14:00.

Për banorët të cilët jetojnë në qendër të Shkupit, orari i ndryshëm me të cilin punojnë parkingjet në dy komunat e Shkupit është i palogjikshëm. Për dallim nga komuna Aerodrom, në pjesën më qendrore të qytetit, qarkullimi i automjeteve në çdo pjesë të ditës është shumë më i madh, ndërsa qytetarët të cilët kanë obligime në orët e natës nuk mund të gjejnë vend të lirë për parkim pavarësisht faktit që kanë leje falas për parkim si banorë. Kjo shkakton revolt të përditshëm te banorët, për shkak se lejet për parkim në shumë raste janë të padobishme, temë për të cilën tashmë Portalb.mk dhe Meta.mk ka shkruar.

Problem i hidhur në pjesë të caktuara të qendrës së Shkupit, siç është lagjja Mahallën Dibra (Debar Maallo), janë rrugët urbane të cilat i janë dhënë për menaxhim edhe NP “Parkingu i qyteti” edhe NP “PKQ”. Te rrugët e vogla urbane nuk është e qartë ku përfundojnë rregullat për parkim të njërës ndërmarrje, e ku fillojnë të vlejnë ato të ndërmarrjes tjetër publike. Problem i veçantë është çmimi për parkim, për shkak se NP “PKQ” e ka rritur çmimin për parkim në 70 denarë për orë, ndërsa NP “Parking urban” nuk ka sjellë vendim të njëjtë. Thuaj se një vit pas miratimit të këtij vendimi, të dyja ndërmarrjet publike kanë çmime të ndryshme për parkim në lagjen Mahallën Dibra (Debar Maallo).

“Këto dy ndërmarrje janë të ndara dhe secila i ka politikat dhe rregulloret e veta për çmime sipas të cilave vepron. NP Parkingje të Komunës Qendër e miratoi Vendimin për Listën e re të çmimeve për shërbime dhe kompensime në parkingjet publike me të cilat ekonomizon ajo, me qëllim ta zvogëlojë numrin e automjeteve të parkuara në zonën qendrore të qytetit dhe t’u mundësojë njerëzve kushte më humane për jetë”, ishte sqarimi i fundit  nga NP PKQ për çmimet e ndryshuara për parkim.

Përfundimisht, problem i madh për shfrytëzuesit e shërbimeve për parkim në Shkup është ndarja e parkingjeve në rezidente dhe jorezidente në NP “PKQ”. Në pjesë të caktuara të zonës qendrore të qytetit, siç është shembulli me parkingjet rreth shkollës fillore “Pestalloci”, çdo kënd i veçantë ka dedikim tjetër, me ç’rast ndonjë rrugë më e vogël është vetëm për banorët e shtëpive dhe ndërtesave përreth, kurse në ndonjë rrugë tjetër, lirisht mund të parkohet vetura dhe të paguhet parking. Thuajse çdo ditë, punonjësit zyrtarë të NP “PKQ” vendosin bllokues në automjetet e qytetarëve që nuk janë mjaft të informuar, ndërsa shërbimi merimangë i merr automjetet nga parkingjet e banorëve.

Përndryshe, “Portalb.mk” dhe “Meta.mk” një kohë të gjatë shkruan për problemin me parkimin në Shkup. Krahas faktit që numri i lejeve të lëshuara falas për parkim për disa herë është më i lartë nga numri i vendeve për parkim me të cilat menaxhojnë ndërmarrjet publike, rritet shkalla e motorizimit të popullatës, ndërsa me atë vetëm rriten problemet te shoferëve për të gjetur vend për parkim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button