VMRO-DPMNE sërish në protestë para Qeverisë, LSDM: Po sillet në mënyrë të papërgjegjshme në kohë pandemie

VMRO-DPMNE sërish sot do të protestojë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në ora 18:00, për dorëheqjen e kryeministrin Zoran Zaev. Ashtu siç kumtojnë nga partia opozitare, protesta do të fillojë duke u nisur e automjete prej para sallave sportive “Boris Trajkovski” dhe Jane Sandanski” në ora 17:30, njofton Portalb.mk.

Lideri i partisë, Hristijan Mickoski e ka thirrur popullin për mbështetje me qëllim që ta kundërshtojnë kryeministrin Zaev, për ashtu siç thotë Mickoski, shitjen e shtetit.

“VMRO-DPMNE e bart bajrakun e lirisë dhe është në radhët e para, por mbrojtja duhet të jemi të gjithë ne, tërë populli. Nëse nuk jemi të bashkuar dhe të gatshëm që ta kundërshtojmë, atëherë Zaev do të vazhdojë të shesë. Duhet që të ndodh popull që Zaev të ndalojë të shesë. Kjo është e vetmja mënyrë që ta fitojmë këtë njeri i cili tregton me fqinjin tonë lindor. Ose Zaev, ose Maqedonia. Dorëheqje!”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Nga LSDM, reagojnë duke theksuar se opozita po sillet në mënyrë të papërgjegjshme në kohë të pandemisë dhe i shkel masat për mbrojtje.

“Në emër të shqetësimit të rrejshëm për shëndetin e qytetarëve nuk marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Shtip, a njëkohësisht organizojnë protesta, në të cilat nuk respektohen masat për mbrojtje të shëndetit në kohë të pandemisë së koronavirusit”, thuhet në kumtesën e partisë në pushtet.

Periudhën e kaluar, VMRO-DPMNE ka protestuar për shtrenjtimin e rrymës, për ashtu siç thonë ata ndjekjen politike, por edhe për bisedimet me Bullgarinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button