Trupi profesional do të vendos kur dhe sa ujë do të shfrytëzohet nga Liqeni i Ohrit për prodhim të rrymës

Trupi profesional do të udhëheqë me Liqenin e Ohrit, a ekspertët do të miratojnë vendime edhe në pjesën e shfrytëzimit të mëtutjeshëm të resurseve për prodhimtari të energjisë elektrike. Plani për menaxhim me pellgun e Liqenit të Ohrit, dokument i rëndësishëm për të ardhmen dhe mbrojtjen e liqenit, parashikohen kyçjen e opinionit shkencor që të vendos në çfarë periudhe të vitit, Liqeni mund të shfrytëzohet për akumulim dhe në çfarë sasie, njofton Portalb.mk.

“Gabimi më i madh është që lejohet Liqeni i Ohrit të shfrytëzohet si akumulim për prodhimin e energjisë elektrike. Kemi kontrollim të nivelit të Liqenit nga organizata e cila prodhon rrymë elektrike. Me planet e reja, të cilat janë në fazë të përpunimit, ky moment duhet që të ndryshohet. Duhet që të konstatohet kur mund të kryhen lëkundje të tilla, por jo nën kuotën minimale, gjegjësisht në cilën periudhë të vitit liqeni mund të përdoret për prodhim të rrymës elektrike në kuadër të sasive të lejuara për atë”, thotë Zoran Spirkoski nga Instituti Hidrobiologjik në Ohër, transmeton SDK.

Për zbatimin e modelit të këtillë për menaxhim me Liqenin e Ohrit, marrëveshja bilaterale mes Maqedonisë dhe Shqipërisë duhet që të pësojë ndryshim që të mundet në të ardhmen me sukses të menaxhohet me nivelin e liqenit. Marrëveshje, synonte ruajtjen dhe parandalimin e ndotjes së ujërave në liqenin e Ohrit. Kërkimet e Faktoje-s dhe vëzhgimi në terren, konstatuan se të paktën për palën shqiptare, ndotja e liqenit nuk është ndalur. Në Ohër vazhdojnë të derdhen ujërat e zeza, mbetjet minerare dhe ato urbane. Nga pala e Maqedonisë së Veriut thonë se marrëveshja e vitit 2005 nuk është më e vlefshme

Gjendja e keqe hidrologjike, veçanërisht mungesa e reshjeve të borës, momentalisht e ka përkeqësuar gjendjen me nivelin e ujit. Ekspertët thonë se dëmet ndaj botës së gjallë nga lëkundjet e shpeshta të nivelit të Liqenit të Ohrit në vitet e kaluara janë të pamatura. Ekologët vlerësojnë se në mënyrë të pakontrolluar lëshohet ujë për nevojat e hidrocentraleve, derisa nga ELEM thonë se niveli është zvogëluar për shkak të periudhës së gjatë të thatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button