Boçvarski: Linja të reja ajrore prej Shkupi për në Kiev dhe Abu Dabi, fluturimet e lira me hapjen e kufijve

Nga sot, përmes Aeroportit të Shkupit është vendosur linjë e re ajrore prej Shkupi për në Kiev. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski theksoi se gjatë muajit do të vendoset edhe linja ajrore Shkup – Abu Dabi. Fluturimet e reja, të cilat po vendosen për herë të parë midis Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, do të realizohen nga kompania për linja ajrore “Windrose” dhe do të jenë në dispozicion çdo të enjte dhe të diele, njofton Portalb.mk.

Bochvarski njoftoi se kontrata me “Wizz Air” tashmë është nënshkruar dhe fluturimet për në Abu Dabi pritet të fillojnë këtë muaj.

Për pyetjet e bëra nga gazetarët nëse dhe kur do të rifillojnë fluturimet e lira që u anuluan për shkak të krizës së virusit korona, Boçvarski tha se po punojnë për kthimin e linjave, por kjo nuk varet vetëm prej Maqedonisë por prej marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve.

“Ashtu si do të hapen kufijtë dhe të lehtësohen protokollet si dhe ashtu si punonjësit shëndetësor do ti kenë rrethanat më të lehtësuara, ashtu edhe ne do ta zhvillojmë këtë proces dhe do t’i kthejmë linjat me çmime të lira”- tha ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button