RMV, ky është numri i të hospitalizuarve nga Kovid-19 sipas klinikave në Shkup

Në 24 orët e fundit 26 pacientë të rinj janë hospitalizuar në qendrat për Kovid-19 në Shkup, ndërkaq gjithsej 443 persona të tjerë të infektuar po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive të kryeqytetit, njofton Portalb.mk.

Pacientët e hospitalizuar në klinikat e Shkupit 24 orët e fundit

  • Instituti për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC– 3 pacientë
  • Qendra Covid e Klinikës së Neurologjisë- 2 pacientë
  • Klinika e Dermatovenereologjisë – 4 pacientë
  • Klinika e Nefrologjisë- 3 pacientë
  • Klinika për Sëmundje të Syve- 2 pacientë
  • Klinika për Sëmundje Infektive- 6 pacientë
  • Klinika 8 Shtatori- 5 pacientë


Numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar në klinikat e Shkupit

  • Qendra Covid në Klinikën e Dermatologjisë- 22 pacientë
  • Klinika e Neurologjisë- 30 pacientë
  • Instituti i TBC- 49 pacientë
  • Qendra Covid në Klinikën e Nefrologjisë- 26 pacientë
  • Klinika për Sëmundje të Syve- 16 pacientë
  • Klinika e ORL-së- 26 pacientë
  • Klinika 8 Shtatori- 108 pacientë
  • Klinika për Sëmundje Infektive- 146 pacientë
  • Instituti për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët Kozle- 30 pacientë ( 7 fëmijë dhe 23 të rritur)

Ndryshe, në 24 orët e fundit 10 pacientë të shërruar janë lëshuar në shtëpi dhe ka pasur gjithsej 30 krevate të lira spitalore deri në orën 8 të mëngjesit në klinikat e Shkupit, ndërkaq pritet gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, krevate të lira të ketë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe spitalin 8 Shtatori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button