Tërmeti sot në Shqipëri në të njëjtin vend me atë të 26 nëntorit të vitit të kaluar

Mëngjesin e sotëm Durrësi u lëkund nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 ballë, me epiqendër në veri të Ishmit duke sjellë frikë dhe panik te qytetarët, shkruan Sinjali.

Por a ka vend për t’u shqetësuar? Sizmologu Rexhep Koçi qetëson qytetarët dhe shprehet se nuk ka vend për alarm.

“Ky tërmet është në atë zonë që ka qenë edhe ai i 26 nëntorit, kjo zonë herë pas here ka emetuar tërmete të tillë, kështu që nuk është ndonjë gjë për t’u alarmuar. Të gjithë tërmetet si ai pas tërmeteve të 26 nëntorit këtë rrjedhojë kanë. Nuk duhet të ketë asnjë shqetësim” tha ai për Abc News.

Ai shton se asnjë nga pasgoditjet që do të vijojnë nuk do të jetë më e madhe se ajo që shkatërroi Durrësin dhe Thumanë vitin e kaluar ku 51 persona humbën jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button