E shtunë pune në Kuvend: Partitë siguruan kuorum për t’i kthyer paratë që u janë ndalur për shkak të kovid-krizës

Bëhet fjalë për mjete nga buxheti që partive politike u janë shkurtuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me urdhëresë me fuqi ligjore, ndërsa me qëllim të ballafaqimit me pasojat nga kovid-kriza. Këtë herë edhe opozita nuk bëri obstruksion, ashtu që u miratua edhe një pako ligjesh që burojnë nga pakoja e katërt e masave, shkruan 360shkallë.mk, njofton Portalb.mk.

Të shtunën në Kuvend u konvokuan katër seanca plenare, në të cilën, këtë herë kishte ekspres miratim i një pako ligjesh, ndër të cilat edhe ato që burojnë nga pakoja e katërt e masave për ballafaqim me pasojat nga kriza me kovid. Për dallim nga ditët, por edhe javët e kaluara, kur më së shpeshti kishte “deficit” për kuorum për vendimmarrje dhe për shumicë për miratim të vendimeve, ndërsa opozita parashtronte me mijëra amendamente.

Opozita mori pjesë në sigurim të kuorumit, ashtu që rrjedhshëm kaloi edhe Ligji për financim të partive politike, të cilin dje e miratoi Komisioni për sistem politik, ndërsa me të cilin parashihet të kthim i mjeteve (rreth 4 milionë euro) që u ishin shkurtuar partive gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Totali i mjeteve për financim të partive politike për vitin 2020 dhe për vitin 2021 është në lartësi prej 0,105% të të ardhurave të përgjithshme të buxhetit. Partive politike, të cilave u janë paguar mjete në shumë konform Urdhëresës me fuqi ligjore për financim të partive politike në vitin 2020, (gjatë gjendjes së jashtëzakonshme), do t’u paguhet dallimi për pjesën e mjeteve më së voni deri më 31 dhjetor 2020.

Deputetët e pushtetit dhe të opozitës votuan disa ligje që kanë të bëjnë me pakon e katërt të masave antikrizë. Me ato, kategoritë e lëndueshme do të fitojnë ndihmë prej 6.000 denarë, ndërsa përkrahje financiare do të ketë edhe për vreshtarët.

Qytetarët me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të pensionit, shfrytëzues të së drejtës për sigurim social të personave të moshuar, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe pa kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë që ushtrojnë veprimtari në kulturë, punëtorëve të filmit dhe artistë do të fitojnë ndihmë prej 6.000 denarë nga shteti, e të cilat do të duhet t’i shpenzojnë më së voni deri më 25 dhjetor.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button