Gostivar, policia ka mbyllur objektin hotelierik që punoi pas orës 21, pronari u arrestua

Dje pas një kontrolli të kryer në orën 21.50 prej policisë u konstatua se një objekt hotelierik në zonën e fshatit Negotinë të qytetit të Gostivarit me pronësi të personit S.T, ka punuar në kundërshtim me rregulloren e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë që objektet hotelerike të mos punojnë pas orës 21.00, njofton MPB, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë inspektimit në njërën nga hapësirat ndihmëse të hotelit u gjetën 7 gra, prej të cilave 4 ishin me prejardhje të huaj nga Shqipëria A.S – 28 vjeçe, E.A – 22 vjeçe, K.V – 19 vjeçe si dhe Z.Z – 22 vjeçe. Ndërsa, në orën 22.15 për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetaset e Shqipërisë janë mbajtur në stacionin policorë në Gostivar për procedura të mëtejshme. Më pas, në orën 23.20 pronari i hotelit S.T u privua nga liria për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, theksuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai u dorëzua në stacionin policor të Gostivarit ndërsa objekti i tij u mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.  Ekipi policor bëri inspektimin e tërë hapësirave të brendshme të objektit edhe në dhomën ku ishin të fshehura shtetaset e huaja. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button