RMV, është votuar ligji për përkrahje financiare, ja kush do të merr nga 6 mijë denarë

Parlamenti sot ka votuar ligjin për përkrahje financiare të kategoritë e cenuara, sipas të cilit ligj, ata me të ardhura të ulëta do të fitojnë përkrahje financiare prej 6,000 denarësh në person, shkruan Portalb.mk.

Kush mund të shfrytëzoje këtë ndihmë?

  • Qytetarët me të ardhura të ulëta
  • Pensionerët
  • Shfrytëzuesit e të drejtës së sigurimit social të personave të moshuar
  • Të rinjtë të moshës nga 16 deri në 29 vjet
  • Prindërit e vetëm
  • Fëmijët pa prindër dhe nën kujdes prindëror
  • Artistët dhe personat tjerë që kryejnë shërbime të kulturës
  • Punonjësit e filmit dhe artistët e estradës,

Pagesa e kësaj ndihme është pjesë e programit Qeveritar si masa të veçanta për përballje me krizën e virusit korona dhe është paraparë për blerje të produkteve dhe shërbimeve maqedonase.

Ndihma financiare do të ndahet përmes bankës në të cilën personi fizik ka llogari transaksioni dhe e cila në afat prej pesë ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë.

Lista përfundimtare e shfrytëzuesve të ndihmës financiare me emrin dhe mbiemrin e shfrytëzuesit dhe bankës në të cilën personi ka llogari transaksioni. Sekretari gjeneral i Qeverisë së RMV-së, e publikon në ueb faqen www.kupuvamdomasno.gov.mk në afat prej tetë ditëve nga dita kur do të hyje në fuqi ky ligj, ndërsa për prindërit e vetëm, statusin e të cilëve e ka konfirmuar qendra për punë sociale, në afat prej 12 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button