RMV, ky është numri i të hospitalizuarve nga Kovid-19 sipas qyteteve, ka vende të lira

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 1326 pacientë të hospitalizuar në qendrat Kovid-19 në vend, sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka edhe gjithsej 160 krevate spitalore të lira për pacient tjerë, më shumë pacient ka në Kumanovë, shkruan Portalb.mk.

Si është gjendja e të hospitalizuarve sipas komunave në vend?

  • Manastir- 81 pacientë
  • Tetovë- 44 pacientë
  • Veles- 65 pacientë
  • Shtip- 65 pacientë
  • Kumanovë- 111 pacientë
  • Ohër- 105 pacientë
  • Prilep- 126 pacientë
  • Gostivar- 61 pacientë
  • Strugë- 39 pacientë
  • Strumnicë- 71 pacientë
  • Koçani- 24 pacientë
  • Kërçovë- 20 pacientë
  • Kavadar- 46 pacientë
  • Gjevgjeli- 17 pacientë
  • Dibër- 9 pacientë

Ndryshe, Filipçe shtoi se ai është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit e spitaleve në vend nga ku edhe njoftoi se të gjitha spitalet klinike, kanë vende të lira spitalore të cilat kanë qasje në terapi oksigjeni. Ai shtoi se numrat e lartpërmendura ndryshojnë në çdo moment.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button