RMV, Filipçe: Mos merrni “Remdesivir” dhe “Favira” në tregun e zi, për Kovid-19 ilaç ende nuk ka

Ilaçet si “Remdesivir” dhe “Favira” nuk janë të vërtetuara se ndihmojnë në mjekimin e virusit korona, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke ju bërë thirrje qytetarëve që mos ti blejnë ata në kokë të vete në të zezë, shkruan Portalb.mk.

Filipçe ishte sot në vizitë pune në Shtip, ai në pyetjen gazetareske se a është i vetëdijshëm për shitblerjen e ilaçeve të lartpërmendura në tregun e zi, tha se nuk rekomandohet të bëhet kjo, pasi sipas tij, nuk është vërtetuar se këto ilaçe ndihmojnë në mjekimin e Kovid-19, gjithçka varet prej simptomave.

“Askush nuk duhet të kërkoje barna të cilat nuk janë të vërtetuara se ndihmojnë në mjekimin e Kovid-19. Në botë ende ka studime klinike që zhvillohen për barna të mundshme. Të gjithë e dimë se barna specifike për këtë sëmundje ende nuk ka. Bëhet një kombinim i terapive ekzistuese të disa sëmundjeve të tjera dhe simptomave që i jep kjo sëmundje, dhe duhet ta dimë dhe qytetarët ta dinë se është një gamë e gjerë e simptomave që kjo sëmundje mund të manifestoje” tha Filipçe.

Ndërkaq ministri gjithashtu theksoi se ekziston një protokoll për trajtimin e persona me me Kovid-19, mirëpo, nuk ka tretman specifik sepse simptomat e çdo personi të infektuar me virusin korona, dallojnë nga të tjetrit, rrjedhimisht dallon edhe terapia por me ilaçet e njëjta.

“Por cili është thelbi dhe kur thuhet që nuk ka protokoll të unifikuar, aludohet në atë që nuk ka një tretman specifik për mjekimin e kësaj sëmundje për atë se nuk ka një formë të vetme të sëmundjes. Ka shumë forma klinike dhe secila prej tyre kërkon tretman të ndryshëm, mjekim të ndryshëm, doza të ndryshme të barnave të njëjta. Në këtë kuptim, kjo është kështu në gjithë botën. Për këtë është shumë e rëndësishme që të gjithë që kanë edhe simptomat më të vogla, të konsultohen me mjekun” shtoi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button