RMV, Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela do të inicoje ndryshime kushtetuese: Të hiqet 20%

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, do të kërkoje ndryshime kushtetuese në pjesën e definimit të gjuhës shqipe, ai do të propozoje që kjo e fundit të mos definohet me përqindje apo si gjuhë e cila është e ndryshme nga maqedonasja, por, si gjuhë shqipe, shkruan Portalb.mk.

Për ta shpjeguar këtë, Sela potencoi se i kupton maqedonasit kur ofendohen në momentin që Bullgaria kërkon që gjuha e tyre të njihet vetëm si gjuhë zyrtare e një shteti.

“Unë jam në një pozicion ku gjuha ime shqipe, gjuha ime amtare, definohet me definicion i cili është akoma më skandaloz se ai që sugjeroi Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Që dmth, gjuhë, e cila qenka e ndryshme nga ajo maqedonase. Po, gjuha shqipe është gjuhë shqipe, dhe secila gjuhë është e ndryshme nga tjetra” theksoi Sela në emisionin “360 shkallë”.

Kryetari i ASH-së rikujtoi deklaratat e kryeministrit Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së për atë se edhe ata nuk janë që gjuha shqipe të definohet si përqindje, kësisoj, i njëjti shtoi se dëshiron ti testoje ata se a i kanë pasur të sinqerta deklaratat apo thjeshtë për vota shqiptare.

“Për shkak se të gjithë popujt tjerë këtu në Maqedoni quheshin të përkohshëm, që vetëm jetojnë, ndërsa kur i thua tjetrit që vetëm jeton këtu i bie se nuk ka pas të kaluar, me idenë që nuk ke as edhe të ardhme, dhe këtë pjesë e rregulluam, dhe disa intervenime tjera, si njohja e Kosovës etj. Edhe atëherë kishte deklaratë nga Zaev, se kjo është e drejtë, duhet të bëhet, në momentin tjetër kur u hap kushtetuta. Në linjë të njëjte kishte deklaratë edhe nga kryetari i VMRO-DPMNE, Mickovski, se nuk duhet të ketë definicione si ndër ose mbi 20 përqind. Dhe tash është e rendit që unë këtë ta testoj, a ishin ato deklaratë që të duken simpatik dhe tërheqës para votuesve shqiptar apo realisht e mendojnë atë” tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button