RMV, Kontrolle të shtuara në Tetovë dhe Gostivar: Sanksione për vozitje pa leje dhe vetura pa regjistrim

Për vetëm 24 orë, në Tetovë dhe Gostivar janë shqiptuar 202 dënime për kundërvajtje, gjegjësisht për parregullsi në komunikacion. Rreth 40 persona kanë vozitur pa leje për qarkullim ndërkaq të tjerët me vetura të pa regjistruara, shkruan Portalb.mk.

Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë realizuar kontrolle të rrepta në Tetovë dhe Gostivar, këto kontrolle do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

“95 sanksione janë shqiptuar në Gostivar, në mes të cilëve 20 për vetura të paregjistruara, 27 kanë vozitur pa leje për qarkullim, 12 nuk kanë mbajtur maskën mbrojtëse” kumtoi Toni Angelovski.

“Në Tetovë janë shqiptuar 107 sanksione, në mes të cilëve, 16 për vozitje të veturave pa regjistrim, 7 pa leje për qarkullim, 15 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse” shtoi Toni Angelovski nga MPB.

 

Ndryshe, nga Ministria për Punë të Brendshme apelojnë deri te qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit, ata paralajmërojnë se kontrolle të tilla do të vazhdojnë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button