Nikollovski: Nevojitet lidhshmëri dhe digjitalizim në punën e shërbimeve inspektuese

Ndarja e dokumenteve me të gjitha shërbimet në institucionet shtetërore që mund të futen në një sistem, është pjesë e procesit të lidhshmërisë në të cilin po punohet. Digjitalizimi i këtij sistemi, sipas zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, paraqet sfidë të madhe, kurse kjo do të ndihmojë në tejkalimin e disa praktikave nga e kaluara, si inspeksione të porositura dhe moskoordinim. Nikollovski si problem për funksionimin e inspeksioneve e theksoi potencialin hapësinor por edhe kadrovik, për çka, siç tha është hartuar informatë dhe është dërguar në Qeverim shkruan Meta.mk.

“I detektuam dobësitë që ekzistojnë me vite dhe shpresoj që në këtë mandat katërvjeçar ato të tejkalohen. Sa i përket lidhshmërisë, krahas asaj që jam i informuar se ekzistojnë disa projekte për ndihmë nga IPA dhe BE-ja, ne do t’i bëjmë përpjekjet, kapacitetet maksimale, tërë diturinë dhe mundësitë që sa më shpejtë shërbimet inspektuese të lidhen ndërmjet vete, të punojnë në mënyrë të koordinuar, biznes sektori dhe ekonomia të jenë të mbrojtur, të mos ketë kontrolle të porositura inspektuese. Niveli që është arritur tani, ta ngrejmë edhe më shumë, inspektorët të jenë të koordinuar, kur të shkojnë në terren të dihet, a ka inspektime tjera të paralajmëruara. Kjo të jetë më e koordinuar, madje edhe e digjitalizuar”, deklaroi Nikollovski, i cili sot së bashku me drejtoreshëm e Inspektoratit shtetëror për punë, Jovana Trençevska, ishte në Shtip, ku u prezantuan rezultatet e këtij inspektorati.

Zëvendëskryeministri vlerësoi që, jo vetëm inspekcionet, por edhe të gjitha organet tjera shtetërore duhet të jenë të lidhur, me çka secili institucion do t’i marrë të njëjtat dokumente në të njëjtën kohë që të mos humbet kohë me kërkesa dhe pranim të dokumenteve.

Vetëm tre ditët e para të dhjetorit, siç njoftoi drejtoresha Trençevska, janë zbatuar 391 mbikëqyrje dhe janë lëshuar 15 aktvendime për parregullsi për shkelje të ligjit për marrëdhënie të punës dhe shkelje të rregullores për shëndet dhe siguri gjatë punës. Gjatë nëntorit, janë kryer 2272 mbikëqyrje, me 106 aktvendime të lëshuara me parregullsi të konstatuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button