RMV, pensionistët kërkojnë prioritet për vaksinim kundër Kovid-19

Lidhja e shoqatave të pensionistëve bën apel, prioritet gjatë vaksinimit kundër Kovid-19 të kenë pensionistët, si kategoria më e lëndueshme e personave me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në emër të mbi 300.000 personave të moshuar në vendin tonë, apelojmë pensionistët të kenë prioritet për vaksinim kundër kovid-19, siç është në të gjitha vendet e rrethinës dhe më gjerë në tërë botën,” thuhet në komunikatën e sotme nga Lidhja e Shoqatave të pernsionistëve.

Ata shtojnë që pensionistët janë kategoria më e lëndueshme, për shkak se numër i madh i tyre janë me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar.

Sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të ketë takim pune me Trupin koordinues për vaksina për kovid-19 nëpërmjet KOVAKS mekanizmit që siguron qasje globale dhe të barabartë për vaksina të sigurta dhe efektive, të konfirmuara dhe rregulluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Në takim do të shqyrtohet strategjia për imunizim me vaksinë për Kovid 19 si dhe për pranimin e distribuimin e vaksinave, kategoritë e qytetarëve që do të vaksinohen së pari, si dhe rrjedhën e procedurës për vaksinim. Në takim do të shqyrtohen edhe përvojat e vendeve evropiane në pjesën e përgatitjeve për vaksinim, e më pas opinioni do të informohet për planini operativ për vaksinim për kovid-19,” informuan nga Minisitria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button