RMV, punonjësit shëndetësorë do të kenë përparësi për të ndjekur ndeshjet e Përfaqësueses në Evropian

Ndeshjet e futbollit, si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në shumicën e vendeve tjera zhvillohen pa tifozë. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e Euro2020, transmeton Portalb.mk.

“Prioritet për të marrë biletat për të ndjekur ndeshjet e Reprezentacionit të Maqedonisë në kampionatin evropian do të kenë gjithë personeli mjekësor që janë në rendin e parë në luftën kundër Kovid-19 (mjekët, motrat, personeli teknik)”, deklaroi Muamed Sejdini, kryetari i FFM-së.

Ai sqaroi se përpjekjet e mjekëve në luftën kundër Kovid-19, ka nxitur që të marrin një vendim të tillë së bashku me Këshillin Drejtues, përkundër asaj se akoma nuk është caktuar numri i biletave për çdo federate.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut muajin e kaluar u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button