Në Maqedoninë e Veriut nga 1.6 milionë banorë të aftë për punë, 785 mijë janë të punësuar

Në Maqedoninë e Veriut ka 1 685 741 qytetarë të aftë të punë, 941 136 popullsi aktive, ndërsa 16.5 përqind e popullsisë aktive janë të papunë, transmeton Portalb.mk.

Enti shtetëror i statistikave raportoi se sivjet në muajin korrik, gusht dhe shtator ka pasur 941 136 popullsi aktive (59.3% meshkuj, 40.7% femra), prej të cilëve 785 561 kanë qenë të punësuar (59% meshkuj, 41% femra), ndërsa 155 575 të papunë (60.9% meshkuj, 39.1% femra). Nga 785 561 të punësuar, 65.2% janë të grupmoshës nga 25 deri 49 vjet. Nga 744 605 të qytetarëve joaktiv, 285 535 janë meshkuj (38.3), derisa 459 069 janë femra (61.7%).

“Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 55.8, shkalla e punësimit 46.6, ndërsa shkalla e papunësisë është 16.5”, raportojnë nga Enti, duke sqaruar se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkalla e të punësuarve ka qenë 47.3%, derisa e të papunësisë  17.3%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button