RMV, policia e arrestoi pronaren 46 vjeçare të lokalit që punoi pas orarit të lejuar

Pronarja e lokali në Shkup është arrestuar pasi në lokalin e saj është punuar pas orës 21:00, ku janë gjetur edhe mysafir, transmeton Portalb.mk.

“Më 3 dhjetor në ora 22:20 në Stacionin policor Gazi Baba është raportuar se objekti hotelerik në fshatin Trubarevë punon pas orës 21:00”, raportojnë nga Ministria e punëve të brendshme, duke sqaruar se menjëherë punonjësit policorë kanë shkuar ne vendin e ngjarjes duke konfirmuar se lokali po punon dhe në të ka mysafir.

Policia njoftoi se në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të tregut ndaj pronares 46 vjeçare S.S. do të ketë kallëzim penal në përputhje me nenin 206 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button