Deponia “Rusino”: Nuredini dha urdhër për zbatimin e masave të shpejta, në vijim faza e dytë

Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini, sot urdhëroi Qendrën për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut (QZHPP) që përmes kontraktuesve të tyre, të zbatojnë masat e shpejta për sanimin e pasojave mjedisore të vendndodhjes ekzistuese për largimin e mbetjeve në Rusino, shkruan Portalb.mk

Çka përfshijnë “masat e shpejta”?

  • Ndërtimin e një sistemi të trajtimit të rrjedhjeve të përbëranga një argjinaturë që do të parandalojë hyrjen e ujërave atmosferik në mbetjet e depozituara
  • Kanali, rezervuaridhe pompa që do të kthejë rrjedhjet në deponinë ekzistuese,
  • Një shtëpi administrative për punonjësit
  • Peshore për matjene automjeteve që transportojnë mbetjet për asgjësim dhe seksioni ku do të vendoset peshorja, për të cilat janë siguruar mjete financiare përmes Projektit për krijimin e një sistemi të ri rajonal të menaxhimit të mbetjeve komunale në të gjithë rajonin e Pollogut përmes një granti nga Qeveria Zvicerane për Qeverinë e RMV-së prej 1.900.000,00 franga zvicerane.

Masat e lartpërmendurave vijnë si rrjedhojë e marrëveshjes mes inicijativës “Stop Rusino”, Komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Ambientit në fund të muajit shtator të këtij viti.

Çfarë pas kësaj?

Meqenëse urdhri për kryerjen e masave të shpejta tashmë është dhënë nga ministri Nuredini dhe kështu faza e parë është drejt realizimit, disa nga pikat të cilat përfshihen në fazën e dytë janë:

  • Ndërtimin i një deponie standarde me një impiant për trajtimin e mbeturinave,
  • Ndërtimi i stacioneve të transferimit,
  • Prokurimin e kamionëve për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave,
  • Prokurimin e kontejnerëve për përzgjedhjen e mbeturinave dhe mbylljen e plotë të 74 deponive ilegale ekzistuese dhe mbetjeve në rajon.

Është arritur marrëveshja për standardizimin e deponisë “Rusino”

Në mbledhjen e mbajtur para katër ditëve mes kryetarëve të komunave të pollogut, përfaqësuesve të iniciativës “Stop Rusino” dhe përfaqësuesve të Qendrës për Zhvilim të Rajonit të Pollogut u arrit marrëveshja për të gjithë 19 pikat e iniciativës së lartpërmendur.

“Kemi një marrëveshje të arritur e cila përfshin 19 pika, pikat siç i përmenda janë nga më të ndryshmet, janë të karakterit operativ më tepër, pra që të mos rrjedhin kamionët, të kemi një rrugë alternative, të kemi mbikqyrje, etj. Nga momenti që do të kemi ndërmarrjen rajonale për menaxhim me mbeturina do të mund të hudhin të gjitha komunat pa përjashtim” theksoi Fatmir Saiti nga Qendra për Zhvillim të Rajonit të Pollogut

Ndryshe, në këtë mbledhje u vendos që deponia “Rusino” pas pesë viteve të mbyllet, dhe në procedurë është gjetja e një lokacioni të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button