Shkup, një pacient e ka sulmuar një mjek të Ndihmës së Shpejtë, derisa ka qenë duke ia ndaluar gjakderdhjen në kokë

Një mjek i punësuar në Ndihmën e Shpejtë, pardje është sulmuar nga një pacient i lënduar, në momentin derisa i ka ofruar ndihmë. Për rastin informoi Ministria e Punëve të Brendshme, prej ku thonë se po ndërmerren masat e për këtë rast, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave, pas marrjes së thirrjes për intervenim, ekipi i Urgjencës e cila ka qenë kujdestare në pikën e Çairit, është drejtuar në lokacionin drejt bulevardit “Brigada e Dytë Maqedonase”, ku ka pasur paraqitje se një person është rrëzuar dhe ka gjakderdhje në kokë. Ekipi menjëherë është drejtuar në vendngjarje, është gjetur pacienti, të cilit, ekipi ka filluar t’i japë ndihmë dhe kujdes. Gjatë kohës së intervenimit, i lënduari në mënyrë verbale dhe fizike e ka sulmuar mjekun duke e goditur me bërryl në stomak, gjatë së cilës mjeku e ka humbur baraspeshën dhe është goditur në inventarin në që ka qenë aty.

Mjeku është drejtuar kah dera për të dalë bashkë me anëtarët tjerë të Urgjencës, gjatë së cilës para hyrjes së ndërtesës, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. I tronditur nga ngjarja, ka vjellë, a në ndërkohë policia është njoftuar për ngjarjen, e cila për shkurt kohë ka ardhur në terren.

Pacienti i lënduar është marrë nga një ekip tjetër i Urgjencës dhe është dërguar në Qendrën Urgjente që t’i sanohen lëndimet e kokës. Plotësisht, ekipi i Urgjencës e ka dërguar mjekun në Spitalin “8 Shtatori” ku i janë konstatuar lëndime dhe i është ofruar kujdes përkatës.

Shumë shpesh punëtorët shëndetësore dhe personeli mjekësor janë shënjestër e sulmeve verbale dhe fizike nga pacientët. Autoritet shëndetësore, sindikatat dhe asociacionet shëndetësore, vazhdimisht apelojnë se përfundimisht është koha që të ndërmerren masa më të mëdha për mbrojtjen e personave mjekësor dhe të ndëshkohen ata që i kryejnë sulmet.

Vitin e kaluar, me pankarta ku shkruhej “Mjaft është1”, qindra mjekë, infermiere dhe të punësuar tjerë në institucionet publike shëndetësore, e kanë treguar revoltin e tyre për dhunën që e vuajnë nga pacientët, a cila është shpeshtuar në muajt e kaluar. Protestën e ka mbështetur edhe ministri Venko Filipçe, i cili atëherë tha se pacientët dhe punëtorët shëndetësor janë në të njëjtën palë, se duhet që të kthehet besueshmëria në sistem dhe të ndërmerren masa konkrete me patrullë policore mobile në pikat më kritike të institucioneve publike shëndetësore, që të mos ndodhin incidente të këtilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button