Protestë për mosfunksionimin e Qendrës për Çështje Sociale në Shuto Orizare (FOTO-GALERI)

Te shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës në Shkup sot është mbajtur aksion protestues me titull “Labirinti në Qendrën për Çështje Sociale në Shuto Orizare”, si shprehje e pakënaqësisë nga ana e komunitetit rom për shkak të mosfunksionimit të Qendrës për Çështje Sociale në Shuto Orizare, njofton Portalb.mk.

“Janë detektuar një sërë parregullsishë dhe marrëdhënie jo përkatëse nga ana e të punësuarve ndaj familjeve të prekura sociale dhe personave, për shkak kësaj ata ndjehen të diskriminuar dhe të  poshtëruar. Njëkohësisht, dërgohet edhe porosi deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Qendra  në Shuto Orizare nuk është funksionale dhe nevojiten reforma serioze për funksionimin e saj përkatës. Performanca rrugore, i menduar në mënyrë simbolike si labirint është bazuar në ndodhitë e përditshme, përvojat personale, tregimet jetësore dhe deklaratat e vërteta nga kërkuesit e shërbimeve sociale në Qendrën në Shuto Orizare dhe është pasojë e pamundësisë në labirintin institucional të realizohen të drejtat sociale të cilat Kushtetuta i garanton, a ligji mundëson qasje dhe realizim të të njëjtave”, porositën organizatorët e aksionit të sotëm gueril.

Aksioni është pjesë e trajnimit për aktivizëm kreativ të organizatave rome, të cilën e zbaton Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Në trajnim dhe në krijimin dhe zbatimin e aksioneve marrin pjesë përfaqësues nga “Romane Çaçipe, Shkup”, “IRIZ, Shkup”, Qendra Nacionale Rome, Kumanovë dhe Stacioni P.E.T. Prilep.

This slideshow requires JavaScript.

Fotografi të tjera nga Vanço Xhambaski mund të gjeni në KËTË LINK (CC BY-NC-SA)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button