Janë intensifikuar negociatat me Bullgarinë, Buçkovski javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Sofjes në tentim për të zgjidhur kontestin mes dy vendeve

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë intensifikuar bisedimet për zgjidhjen e është të hapura historike mes dy vendeve. Pas takimit dy ditor të komisionit të përbashkët maqedono-bullgar, përfaqësuesi special i Qeverisë për Bullgarinë, Vlado Buçkovski javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Sofjes, në përpjekjet për të gjetur zgjidhje. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani deklaroi sot se, Buçkovski do të bisedojë në takimet në Sofje, në kornizën e vërtetuar me Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë, shkruan Portalb.mk.

“Për atë se për çfarë bisedohet, korniza veç më është konfirmuar në vitin 2017 në marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe momentalisht edhe grupet punuese edhe unë, kuptohet edhe kryeministri, bisedojmë për tejkalimin e dallimeve në pritjet dhe pikëpamjet në lidhje me çështjet të cilat i sqarojmë disa herë. Unë shpresoj se Buçkovski do të pritet në Bullgari në nivelin më të lartë, që të mund të flasim hapur për mundësitë për tejkalimin e dallimeve që tani që të mund të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare”, deklaroi Osmani.

Osmani nuk ka dhënë detaje se me kë do të zhvillojë takime në Sofje, Buçkovski.

“Buçkovski do të punojë nën udhëzimet dhe në korniza të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë. Aranzhmanet për vizitat dhe takimet e tij i bën MPJ-ja, kështu që punojmë për një vizitë në javën e ardhshme, por do t’ju them më saktë kur të vërtetohen detajet”, deklaroi ai.

I pyetur nëse Buçkovski është emëruar përfaqësues special pasi Qeveria nuk ka besim tek Osmani, ai tha se përfaqësuesi special është emëruar në koordinim me të, me MPJ-në dhe me kryeministrin e vendit.

“Propozimi që Buçkovski të emërohet përfaqësues special ishte edhe i imi edhe i MPJ-së në koordinim me kryeministrin, me qëllim që të shtohen mekanizma për kthimin e besimit te marrëveshja, posaçërisht në periudhë kur nuk kemi ambasadorë në Sofje. Emërimi i një ish kryeministri për përfaqësues special do të jep porosi se jemi të përkushtuar seriozisht në raportet bilaterale, në implementimin e marrëveshjes, por mendoj se do të jetë edhe mundësi e mirë për intensifikimin e komunikimit. Kemi kërkuar nga Buçkovski që nga java e kaluar që të udhëtojë në Sofje, kështu që duhet të bëhen aranzhmane që javën e ardhshme të mund të ketë takime në Sofje”, deklaroi ministri i Jashtëm.

LEXO: Në prag të mbledhjes së Këshillit të BE-së, komisioni i përbashkët maqedono – bullgar do të tentojë edhe një herë të zgjidh çështjet e hapura

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button