Ambasada holandeze në Shkup përgënjeshtroi lajmin se Holanda mbështet veton bullgare

Ambasada holandeze në Shkup përgënjeshtroi lajmin se Holanda i ka dhënë mbështetje Bullgarisë në bllokimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në, duke i quajtur këtë si lajm të pabazë dhe të rrejshëm, transmeton Portalb.mk.

“Më 30 tetor të vitit 2020, Qeveria e Holandës informoi kuvendin holandez për vendimin e saj se konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut mund të mbahet. Ky qëndrim kuptohet mbetet i pandryshueshëm. Holanda vlerësonte dhe akoma vlerëson se Maqedonia e Veriut ka arritur përparim të mirë dhe se konferenca e parë ndërqeveritare mund të mbahet sa po të miratohet korniza negociuese”, theksuan për SDK nga ambasada e Holandës.

Lajmin se Holanda ka mbështetur veton bullgare e ka publikuar gazeta bullgae “24 orë”, duke u thirrur në burime të paemëruara diplomatike nga Brukseli, ndërsa citonte edhe statusin e Facebook-ut të deputetit të akuzuar të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili po ashtu, thirrej në burime të painformuara diplomatike në Bruksel, duke pretenduar se, dy vende anëtare të BE-së mbështesin Sofjen. Lajmi u publikua në shumë media të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button