UNICEF-i njoftoi se doza e parë e vaksinës Kovid do të mbulojë 3% të popullsisë së të gjitha vendeve që janë pjesë e sistemit Kovaks

UNICEF-i në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Ministrinë e Shëndetsis do të ndihmojë në mënyrë logjistike që vaksina për kovid-19 të arrijë në vend. Sipas vlerësimeve të UNICEF-it, në fillim menjëherë do të jenë në dispozicion doza që do të mbulojë 3% të popullsisë në të njëjtën kohë në të gjitha vendet pjesëmarrëse të sistemit Kovaks të OBSH-së dhe të Aleancës Globale të Vaksinave. Deri në fund të vitit të parë, të gjitha vendet në sistem do të marrin vaksina për 20 përqind të popullsisë së secilit vend, tranmeton Portalb.mk.

UNICEF-i në Maqedoninë e Veriut po punon së bashku me OBSH-në dhe partnerët në sigurimin e mbështetjes për Ministrinë e Shëndetësisë në vlerësimin e gatishmërisë së vendit për të futur në përdorim vaksinën për Kovid-19. Ministria e Shëndetësisë po krijon një Grup kombëtar teknik të punës për Covid-19 i cili do të jetë përgjegjës, ndër të tjera, për menaxhimin e kësaj pune. Ai gjithashtu do të përfshijë prioritizimin dhe përcaktimin e popullatës së synuar. Pritet që në fillim të futjes së vaksinave covid-19 nuk do të ketë doza të mjaftueshme me spektër të gjerë, por doza që mbulojnë 3% të popullsisë së vendit do të jenë menjëherë të disponueshme për të gjitha vendet pjesëmarrëse në Kovaks në të njëjtën kohë. Në fund të vitit të parë, vendet pritet të marrin doza për 20% të popullsisë së secilit vendi”, thonë nga UNICEF për SDK.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në fillim të nëntorit tha se Maqedonia do të furnizohet me vaksina përmes 2 mekanizmave, njëri është sistemi Kovaks i OBSH-së dhe Aleanca Globale e Vaksinimit, dhe tjetri është përmes ofertave të dy vendeve evropiane që nënshkruan një marrëveshje bilaterale me kompaninë “Astra Zeneka” për të ashtuquajturën vaksinën Oxford, vetëm për vendet anëtare të BE.

“Polonia propozoi dhe ofroi një shumë të caktuar  të vaksinave. Kryeministri Micotakis gjithashtu i tha Kryeministrit Zaev se ne mund ta mbështesë vendin tonë me shumë të caktuar edhe nga Greqia. Pritjet janë që të jetë në muajt e parë të vitit 2021”, tha Filipçe.

Vaksina në vendin tonë nuk do të jetë e detyrueshme. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot do të takohet me trupin koordinues  për vaksinën kundër Kovid-19 nga ku do të merren disa vendime nga rrjedha e sjelljes së vaksinës deri te vaksinimi i masës në vend.

Marrëveshja me Kovaks të cilën e ka nënshkruar Maqedonia e Veriut parasheh gjithsej 883.000 doza të vaksinës kundër virusin korona, pra për gjithsej 20% të qytetarëve, për shkak se është e nevojshme që të merren nga dy doza. Megjithatë, këto 833.000 doza nuk do të arrijnë të gjitha menjëherë, theksoi kryetarja e Komisionit për Imunizim, Aleksandra Grozdanova, por me dinamikë dhe plan në përputhje me kapacitetet tona, ndërsa sipas saj, dozat e para realisht duhet të priten në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, para miratimit për shfrytëzim për raste urgjente janë vaksinat të kompanive amerikane “Fajzer” dhe “Moderna”, si dhe ajo britanike “AstraZeneka”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button