RMV, rasti ‘TNT’, sot do të dëshmojë ndërtuesi i kompleksit Kosmos

Sot do të dëshmojë Ardian Amzoski, ndërtuesi i kompleksit ‘Kosmos’ të Fiat Canovskit. Bëhet fjalë për gjykimin e rastit të njohur për publikun si “TNT”, i cili do të zhvillohet sot në orë, 12:30, njofton Portalb.mk.

Sipas avokatit të tij mbrojtja do të dëshmojë se çështja “TNT” është e montuar dhe se do të shpalosin arsyet pse PSP-ja e atëhershme, përkatësisht ish-prokurorja speciale, ndërsa tani e akuzuara Katica Janeva dhe prokurori Burim Rustemi tërhoqën akuzat penale kundër Ardian Amzoski dhe kompanisë “Fine” vetëm brenda 3 ditëve nga marrja e çështjes, pa siguruar ndonjë dokument shtesë.

Seanca paraprake gyqësorë për rastin “TNT” nuk u mbajtë për shkaqe shëndetësore të prokurorit kompetent, ndërkohë u anulua edhe seanca vijuese, e cila ishte caktuar për 11 nëntor.

Nga Gjykata Penale atëherë thanë se seanca do të vazhdojë pasi të krijohen kushte dhe se publiku do të informohet me kohë.

Rasti “TNT” ka të bëj me rrënimin e ndërtesës “Kosmos” nën pronësi të biznesmenit Fiat Canovski.

Në vitin 2015-të, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, aso kohe në opozitë, filloi të publikojë “bomba“, gjegjësisht materiale të përgjuara të cilat i kishte marrë nga Shërbimi Sekret i RMV-së, dhe në të cilat dëgjoheshin krimet e pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së.

Në disa përgjime të publikuara nga Zaev, dëgjohet ish kryeministri Gruevski duke i thënë ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

Prokuroria Speciale ngriti akuzë në vitin 2016-të kundër Gruevskit, Janakieskit, kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski në vitin 2016-të për përfshirje në rrënimin e qëllimshëm të objektit për arsye politike. Procesi gjyqësor filloi në vitin 2017-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button